I hedh mbeturinat para komunës së Sarajit, kështu përgjigjet administrata (Foto)
Një banor i komunës së Sarajit i revoltuar me faktin se autoritetet komunale nuk kanë mbledhur mbeturinat para shtëpisë së tij, ka vendosur që të njëjtat t’i dërgoj para objektit të komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Tv Shennja, banori thotë se në këtë rast ka pasur një diskriminim ngase mbeturinat në këtë komunë mblidhen vetëm për ato shtëpi që kanë gjendje më të mirë financiare ndërsa anashkalohen ata familje që nuk qëndrojnë mirë financiarisht, edhe përkundër faktit se me rregull paguajnë obligimet e tyre për shërbimet komunale.
“Përkundër telefonatave që i bëra në Komunën e Sarajit për tu ankuar se pse nuk i kanë marrë mbeturinat, ata edhe në telefon nuk jepnin përgjigje konkrete duke më thënë se “numri që shkruan tek fatura e firmës e cila merret me marrjen e mbeturinave” nuk është përgjegjës për këtë punë….
I mora të gjithë masat e duhura mirëpo pa sukses, ndërsa rrugëdalja e vetme ishte që t’i ngarkoj në veturën personale dhe ti hedh mbeturinat para derës së Komunës e cila nuk po i kryen obligimet si duhet”, shkruan banori i Sarajit Sinan Ismaili.
Ai kërkon që autoritetet komunale të trajton të gjithë njerëzit njësoj, ndërsa ka shtuar se herën tjetër mbeturinat do t’i hedh brenda zyrës së kryetarit të komunës.
Ndërkaq, komuna është përgjigjur se shkaku i mosmbledhjes së hedhurianve është festa e Bajramit, si edhe tereni që sipas komunës, është mjaft i gjërë, kurse pagesat janë të pakta./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare