LAJMI I FUNDIT:

Hedh borën deri në anën tjetër të autostradës, borëpastruesja në Ohio bën “kërdinë” – dëmtohen 40 makina, 12 të lënduar

Hedh borën deri në anën tjetër të autostradës, borëpastruesja në Ohio bën “kërdinë” – dëmtohen 40 makina, 12 të lënduar

Disa pamje të marra të dielën nga një shofer kamioni në Ohio tregojnë borën që “kapërcen ndarësen e rrugës” për shkak të një borëpastruese, duke bërë që disa automjete të devijojnë dhe një të dalë nga rruga.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rreth orës 13:46, Patrulla e Autostradave Shtetërore të Ohio mori raporte për incidentin dhe iu përgjigj një thirrje të tillë, sipas Sgt. Ray Santiago.


Trupat në vendngjarje zbuluan se borëpastruesi kishte udhëtuar drejt perëndimit në korsinë e brendshme dhe bëri që mbetjet e borës dhe akulli të hidheshin në korsitë drejt lindjes, duke goditur automjetet që kalonin.

Si pasojë, kishte të paktën 40 automjete të përfshira dhe 12 të lënduar.

Michael Lemon ishte duke udhëtuar kur kamera e tij kapi momentin tronditës.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, ka thënë Lemon. “Nuk dija si të reagoja, thjesht isha i shtangur që dikush mund të ishte kaq i pamatur”.

Pastrimi i kësaj rruge thuhet se menaxhohet nga një kompani e pavarur, jo nga Departamenti i Transportit në Ohio, dhe një nga kamionët e punësuar në autostradë u pa në video duke udhëtuar me të njëjtën shpejtësi si makinat përreth, rreth 70 mph, teksa pastronte borën nga rrugë.

Për shkak se borëpastruesi po udhëtonte me shpejtësi kaq të madhe, bora u hodh në anën tjetër të autostradës, duke rënë mbi makinat që lëviznin në drejtim të kundërt.

“Shumë prej tyre as nuk dinin se çfarë të bënin, ata thjesht u përpoqën të qëndronin në korsinë e tyre dhe të shpresonin ta përballonin atë”, ka thënë më tej Lemon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori