LAJMI I FUNDIT:

Haziri thotë se priten masa të rënda ndëshkuese nga SHBA për Kosovën

Haziri thotë se priten masa të rënda ndëshkuese nga SHBA për Kosovën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se po priten masa të rënda nga SHBA për Kosovën.

Haziri në Facebook ka shkruar se edhe ky fillimvit nuk po dallon asgjë nga mentaliteti i administrit të Kosovës, nga siç shkruan ai: Trojka e VV-së.


“Imazhi i Kosovës për toke, po priten masa të rënda ndëshkueseve nga SHBA për Kosovën – Kujt po ia bën argatin trojka e VV-së?! Edhe ky fillimvit nuk po dallon asgjë nga mentaliteti i administrimit të Republikës nga trojka e VV-së. Kriza politike, polemika, masa ndëshkuese nga partnerët të cilat pritet të bëhet edhe më të rënda, moskoordinim dhe veprime të njëanshme në emër të Kushtetutës e popullit të saj”, u shpreh ai.

Sipas tij, ky është mandat i humbur, por me pasoja të rënda për të sotmen e Kosovës, pasi thekson se për asgjë dhe pa kurrëfarë arsye po e dëmtojnë partneritetin e shenjtë me SHBA-të dhe BE-në.

“Siguria e qytetarit të Kosoves është në pyetje. Janë zgjuar e kanë filluar ta kuptojnë se duhet ndalet tash sa nuk eshte vonë. Pasiguria e qytetarit përcillet edhe me pasiguri juridike të komuniteteve etnike e pakicave nacionale për të cilat Kosova ka bërë shumë, por kjo qeveri po rrezikon të gjithën”.

“Për toke imazhin, qeverisjen, partneritetin e besimin e miqve. Republika e Kosovës, vend i dashur për popullin e saj dhe burim stabilitetiti për fqinjtë. Ku e lamë e ku na erdhi.

“Nuk shohin të ardhmen, por të kaluaren! Letërnjoftimi, patent-shoferi, vula doganore, energjia, bojkoti, protestat, bllokimi i rrugëve, dhuna në eskalim, sulmi terrorist, e Qeveria në sanksione e me masa ndëshkuese. Popullit të Kosovës i janë kufizuar të mirat në 300 milionë euro projekte dhe është përjashtuar nga 500 milionë të tjera për këtë vit”, tha më tej.

Haziri në fund bëri pyetje: “Kujt po ia bën argatin trojka e VV-së dhe në mulli të kujt po çon ujë kjo logjikë e mbrapshtë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori