LAJMI I FUNDIT:

Haziri takohet me KFOR-in italian

Haziri takohet me KFOR-in italian

Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, i udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, kanë pritur sot në takim një delegacion të KFOR-it italian, të cilët kanë parë nga afër punën e Komitetit dhe formën e raportimit nga secili sektor i përfshirë aty.

Kryetari Haziri, pasi e ka falënderuar delegacionin e KFOR’it italian për vizitën, e ka falënderuar delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në krye me majorin Cristian Benegiamo, duke shtuar se ishte në interes të Gjilanit që ta marrin përvojën italiane në mënyrën e menaxhimit të pandemisë.


Ndërkaq, në emër të delegacionit të KFOR’it italian, ka folur major Cristian Benegiamo, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, derisa tha se qëllimi i vizitës së sotme është për ta shpërndarë përvojën italiane në luftën kundër COVID-19.

“Kjo luftë fitohet vetëm duke qenë të gjithë së bashku. Nuk duhet të jetojmë me mendimin vetëm te vaksina. Për momentin nuk e dimë kur do ta kemi vaksinën. Lufta kundër COVID-19 fitohet vetëm duke i bartur maskat, larja e duarve dhe dezinfektimi”, ka thënë major Benegiamo.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori