LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Nëse nuk ka liberalizim dhe unitet për dialog, do të shembet kulla e Kadri Veselit dhe PAN-it (Video)

Haziri: Nëse nuk ka liberalizim dhe unitet për dialog, do të shembet kulla e Kadri Veselit dhe PAN-it (Video)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth organizimit të tryezave për pajtim politik, çështjen e vizave, shkuarjen në zgjedhje e shumë tema tjera.

Ai ka theksuar se duhet të ketë konsensus të përbashkët politik për temat dhe proceset e mëdha që po kalon Kosova.
Haziri ka shtuar se si LDK kanë propozuar që një numër i çështjeve që janë në interes të vendit mos të bëhen pengesë për shkak të zgjedhjeve të ardhshme.


“Këto çështje do të qonin realisht në drejtimin e marrëveshjes finale për zgjedhjet e ardhshme. Ne nuk kemi imponuar datë për zgjedhje kemi kërkuar që të dakordohemi rreth një date zgjedhore pasi që qeveria nuk ka legjitimitet politik, është zbehë është degradua ka ra nga 61 sa i ka në 60. Pa Listën Serbe qeveria është me 52 deputet… është në pozicion që me prit vota nga opozita”, u shpreh Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, duke folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave u shpreh se nëse nuk arrihet të merret data për lëvizje të lirë dhe uniteti për dialog me Serbinë, atëherë do të ketë qartësi të plotë për procesin zgjedhor.

“Jemi të gatshëm me shkua në zgjedhje në qershor, shtator, tetor. Nuk besoj që kjo qeveri do ta kalojë qershorin. Pa e marrë datën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, nuk ka rezultat.

Mosmarrja e datës për viza në qershor, dhe mosarritja e uniteti në dialog për normalizim kanë me i dhënë kahje dhe qartësi të plotë procesit zgjedhor të hershëm në Kosovë. Nëse nuk arrihen këto dyja do të shembet kulla e Kadri Veselit dhe koalicionit PAN”, tha Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori