LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Mungojnë tri vota për të kaluar demarkacioni

Haziri: Mungojnë tri vota për të kaluar demarkacioni

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se nuk ka barriera që pengojnë mos votimin e Marrëveshjes së demarkacionit që do të ndodhë të mërkurën.

“Ne po presim të ndodhë të mërkurën, nuk ka barriera që pengojnë mos votimin.  Mendoj që partnerët e koalicionit na kanë garantuar që votat janë, por ajo që po ndodhë është një minus i tre deputetëve”, tha Haziri, në Zona B të Klan Kosova.

“Neve na është ofruar një siguri që votojmë, por nuk arrihet vota e mjaftueshme për shkak se partneri kryesor, Lista Serbe në këtë rast, ata kanë qëndrim hezitues dhe refuzues në këtë proces”.

“Nëse dështon ky votim të mërkurën, Qeveria nuk ka kuptim të vazhdojë asnjë minutë të qeverisë më”, tha ai.

Haziri tha se LDK deshi që ta luajë rolin e saj vendimtar dhe u bë urë kompromisi, për pajtimin me partitë qeveritare që të arrihet marrëveshje për votimin e demarkacionit.

“Arsyeja është izolimi i padurueshëm. Ne kemi dashur të bëhemi urë e kompromisit”, ka pohuar Haziri.

“Tash letra e presidentëve dhe neni i shtatë i ligjit është i njëjtë – mbase në mënyrë më eksplicite thuhet që të rishikohet. Por, ne jemi sjellur me racionalitet dhe jo me inati politik”.

Haziri ka pohuar se “harmonizimi i tekstit ka shkuar shpejt”.

Megjithatë ai nuk ka harrur të përmend se ishte pikërisht demarkacioni, që tashmë po kërkohet të votohet, arsyeja që opozita e atëhershme protestonte dhe e çoi në mosbesim qeverinë e Isa Mustafës.

“Tri vjetët e fundit filluan përplasjet e brendshme, dhe kauzat për marrjen e pushtetit të cilat edhe u realizuan. Qeveria e Mustafës shkoi në mos-besim pikërisht për këtë çështje – demarkacionin”, tha Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori