LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Konferenca ndërkombëtare e rrezikshme, mund të dëmtojë Kosovën

Haziri: Konferenca ndërkombëtare e rrezikshme, mund të dëmtojë Kosovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e mbajtjes së një konference ndërkombëtare për Kosovën.

Haziri ka deklaruar se mbajtja e një konference të tillë do të jetë e vështirë për Kosovën.


“Konferenca ndërkombëtare si ide është hedhur nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Ka pasur kohë kur Franca nuk ka besuar në ‘shuttle’ diplomaci, si format i këtyre negociatave që i ka me ndërmjetësim në Kosovë. Ka kërkuar një konferencë të shpejtë, të mobilizuar edhe të shkurtër ku zgjidhet problemi”.

“Konferenca do të jetë e vështirë për Kosovën. Nëse në ‘shuttle’ diplomaci nuk arrin t’i maksimalizosh kërkesat, t’i prezantosh qëllimet e kërkesat e tua, në kohën kur je i pranuar ndërkombëtarisht, atëherë një konferencë e tillë mund të jetë e rrezikshme. Kjo sepse mund të formojë një marrëveshje e cila nuk mundet t’i realizojë qëllimet tona, e ajo është njohja nga ana e Serbisë”, ka thënë Haziri, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Rama takim me Borrell: Koha për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Rama takim me Borrell: Koha për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një takim që pati me presidentin e Komisionit Evropian, Charles Michael, ka thënë se u bisedua për mundësinë e mbajtjes së një konference të tillë për vendin.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi sot se mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë dhe kjo sipas tij me qëllim uljen e tensioneve mes tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori