LAJMI I FUNDIT:

Haziri kërkon heqjen e taksës

Haziri kërkon heqjen e taksës

Heqja e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë, është pjesë e marrëveshjes politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu ka thënë nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë se i japin mbështetje Kurtit në realizimin e kësaj politike të re, ku sipas tij është në harmonizim me bashkësinë ndërkombëtare, e veçanërisht shtetet e Quint-it.


“Është pjesë e marrëveshjes politike jo vetëm çështja e tarifës si vendim marrje e trashëguar nga ish-qeveria, por edhe në programet tona parazgjedhore. Ne e kemi shpalosur të dy partitë tona politike, por edhe në marrëveshje të koalicionit. Është politikë e harmonizuar dhe e mbështesim kryeministrin Kurti në realizimin e kësaj politike të re, e cila tash në harmonizim me bashkësinë ndërkombëtare veçanërisht grupin e QUINT-it. Sa më shpejt aq ma mirë, pasi prioritetet janë të larta sa i përket regjionit ku ne jetojmë”, ka thënë Haziri,  për Ekonomia Onlilne.

Vendimet e Qeverisë Kurti për shkarkimet në borde, Haziri i quan të pritshme dhe në përputhje me ligjin, pasi që konsideron se shumica e këtyre emërimeve kanë ndodhur në kohën derisa Qeveria Haradinaj ishte në dorëheqje.