LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Javën tjetër tregoj nëse do të kandidoj për kryetar të LDK-së

Haziri: Javën tjetër tregoj nëse do të kandidoj për kryetar të LDK-së

Nënkryetari në largim i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka folur pas rezultatit të dobët që pati partia në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Haziri tha se javën e ardhshme ta bëjë me dije nëse do të kandidojë për kryetar të partisë në kuvendin e brendshëm të saj që e paralajmëroi se do të ndodhë shumë shpejt.


“Në javën e ardhshme do të bëjë me dije, ne me dashje apo padashje jemi pretendentë për kryetar edhe prej strukturave, mediave dhe koluareve politike të caktuara. Ka 12 vjet që nga ai Kuvend i keq i vitit 2006. Si mësim i nxjerrur kam kërkuar dhe kam bërë lutje publike që tranzicionet e gjeneratave dhe ndryshimet politike që priten me ndodhë në parti, se si LDK-ja duhet të shkojë përmes marrëveshjeve politike por jo në dëm të demokracisë”, tha Haziri në Klan Kosova.

Haziri deklaroi se është i gatshëm të kandidojë sërish për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor të këtij viti.

“Jam i gatshëm t’i hyj garës për Gjilan nëse nuk ka kandidat tjetër vetëm për shkak të rezultatit të keq të zgjedhjeve. Në 2017 kam qenë i tërhequr por rezultati zgjedhor ka bërë që partitë politike të bien shumë në zgjedhjet lokale nga ato qendrore. Jam i bindur se me punën që është bërë dhe komunikimin që kam me njerëzit e Gjilanit kam kuptuar që njerëzit kanë filluar të ndajnë votën pasi ata tjetër kë votojnë për zgjedhjet nacionale dhe tjetër kë për zgjedhjet lokale. Roli im si kryetar i komunës ka përfunduar edhe më 2017, kam kandiduar për shkak të rezultatit të keq të zgjedhjeve dhe këtë mund ta bëjë prapë”, deklaroi Haziri.

Haziri poashtu tregoi se asnjëherë deri tani nuk është shtyre për pozitën e kryetarit brenda LDK-së teksa tha se çdoherë ka mbështetur kandidatët e tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori