LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Hashim Thaçi është gjunjëzuar para arkivolit të Ibrahim Rugovës

Haziri: Hashim Thaçi është gjunjëzuar para arkivolit të Ibrahim Rugovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka treguar kushtin që do t’i vendoste Vetëvendosjes për një koalicion pas zgjedhor. Ai gjithashtu është kthyer në janarin e vitit 2006 dhe ka folur për sjelljen e kreut të PDK-së në ceremoninë varrimit të presidentit Ibrahim Rugova. 

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse ai vjen në krye të LDK-së nuk do të preferonte koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike.


Ai ka thënë se kushti i tij për Vetëvendosjen është njohja e rolit të Ibrahim Rugovës në procesin e shtet ndërtimit.

“Ata janë vonuar në këtë proces. Për mua do të jetë gjithmonë ky kusht. LDK-ja asnjëherë nuk e ka vendosur si kusht, unë jam i vetmi që e kam nxjerr si kusht”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haziri është kthyer në vitin 2006 dhe ka folur për sjelljen e zyrtarëve të lartë të PDK-së në ceremominë e varrimit të presidentit Rugova.

Ai thënë se Hashim Thaçi ka ardhur vetë dhe është gjunjëzuar para arkivolit të Ibrahim Rugovës.

“Hashim Thaçi me Hajredin Kuçin dhe një ekip të madh të PDK-së kanë kërkuar nga ne qe të kërkojmë nga familja Rugova t’u lejohet atyre vizita, që kanë pranuar… Pastaj kanë marrë pjesë në varrim”.

Haziri: Njerëzit që nuk fituan asnjë garë me kundërshtarët e LDK-së, s’kanë çka i japin partisë
Lexo po ashtu Haziri: Njerëzit që nuk fituan asnjë garë me kundërshtarët e LDK-së, s’kanë çka i japin partisë

Haziri ka thënë se problemi më i madh me Vetëvendosjen është se një qarkore e tyre i bënë thirrje të gjithë veprimtarëve të kësaj lëvizje për mosnjohjen e rolit të Ibrahim Rugovës në politikën kosovare.

“Zoti Kurti politikisht di të vlerësoj. Ai ka shkuar në Sarajevë dhe ka nderuar Alija Izetbegoviçin…”, shtoi më tej, Lutfi Haziri./Telegrafi/