LAJMI I FUNDIT:

Haziri, Haradinajt: Qysh po shihet, shefi i PAN-it ka me të lënë në lloç

Haziri, Haradinajt: Qysh po shihet, shefi i PAN-it ka me të lënë në lloç

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka ardhur me një reagim, menjëherë pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka ardhur me një propozim për taksën ndaj produkteve nga Serbia.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh Kryetar i PDK-së, ka deklaruar se taksa 100 % e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nuk do të hiqet, por ajo mund të pezullohet përkohësisht dhe me kushte, si mirëbesim ndaj SHBA-ve dhe BE-së për disa arsye.


Veseli për ruajtje të raporteve me SHBA-në: Taksa të pezullohet me kushte për 120 ditë
Lexo po ashtu Veseli për ruajtje të raporteve me SHBA-në: Taksa të pezullohet me kushte për 120 ditë

“Taksa doganore nuk duhet të hiqet, por ajo duhet të pezullohet për 120 ditë dhe gjatë kësaj periudhe duhet të vihen në fuqi disa kushte konkrete për pezullimin e saj. Dhe nëse pas 120 ditësh nuk kemi një situatë të re, ku sjelljet e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës ndryshojnë rrënjësisht, atëherë e njëjta taksë vazhdon, por edhe vendimet e tjera që me automatizëm dërgojnë në reciprocitet të plotë me këto dy vende”, ka thënë Veseli.

E për këtë, Haziri, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se e kishte paralajmëruar Ramush Haradinajn se shefi i PAN-it, Kadri Veseli, do të mund ta “lë në lloç”.

Postim i plotë i Hazirit:

Kryeminister, t’kam pas paralajmëru që me ata që rrënojne ura nuk mundet me pasë sukses bashkëpunimi.

Qysh po shihet, shumë shpejt ka me t’lanë n’lloç shefi i PAN’it, edhe atë natën, qysh din veç ai.

Edhe ashtu kjo Qeveri po kushtëzohet nga 22 parti, që veç po e dijmë të gjithë.

Por, kushtrimi nga PSD është postë e porositur dhe vështirë e lexueshme…

Shefi i PAN’it në kundërshti të letrës tuaj, ka premtu suspendim 4 mujor, edhe atë pa e pyetur Enver Hoxhajn fare. Katundi që shihet, nuk do kallauz!(sic) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori