LAJMI I FUNDIT:

Haziri flet për marrëveshjen e Uashingtonit: Duhet të duartrokitet, e jo të kundërshtohet pa arsye

Haziri flet për marrëveshjen e Uashingtonit: Duhet të duartrokitet, e jo të kundërshtohet pa arsye

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se nga marrëveshja e arritur në Uashington, në ‘shpinë’ të Kosovës ekonomikisht ka përfituar i gjithë Ballkani Perëndimor.

Haziri në një konferencë për media, pas vizitës që ia bëri ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu kësaj komune, theksoi se marrëveshja e arritur duhet të duartrokitet dhe jo të kundërshtohet pa arsye.

Ai tha se shpreson që kjo marrëveshje do të implementohet pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Ka arritur të maksimalizohet kërkesa jonë politike që të përfshihemi në atë dokument politik. Përveç që ka përfituar një njohje të rëndësishme si të Izraelit, dhe fiton dhe ekonomikisht, dhe në shpinë të Kosovës përfiton i gjithë Ballkani Perëndimor sepse impakti ekonomik është në të gjithë shtete e Ballkanit. Ne duhet të duartrokasim një marrëveshje të tillë. Po shoh skeptik dhe ata që po gjenerojnë frikë dhe po vazhdojnë të kundërshtojnë pa arsye vetëm pse është arrit një rezultat në Uashington, dhe ai rezultat shpresoj shumë që të jetë i implementueshëm dhe pas zgjedhjeve në SHBA”, ka thënë ai.

Hazi gjithashtu foli edhe iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Ai u shpreh se nuk është hera e parë që LVV ka bashkëpunuar me Partinë Demokratike të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë, pasi siç tha ai në vitin 2017 LVV në bashkëpunim me PDK-në kanë rrëzuar Qeverinë e Isa Mustafës.

“Nuk është hera e parë. LVV ka bashkëpunuar me LDK edhe kur e kanë rrëzuar Qeverinë e Isa Mustafës në vitin 2017… Angazhimi jonë është që të vendosim stabilitet dhe angazhimi i opozitës që të rrëzojnë ketë stabilitet”, ka thënë ndër të tjera Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori