LAJMI I FUNDIT:

Haxhixhemajli nga Octopus: Përmes “Severna Brigada” Vuçiqi synon nxitjen e tensioneve në veri

Haxhixhemajli nga Octopus: Përmes “Severna Brigada” Vuçiqi synon nxitjen e tensioneve në veri

Kërcënimet e organizatës terroriste “Severna Brigada”, që janë bërë karshi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla po konsiderohen se janë bërë më qëllim të nxitjes së tensioneve në veri.

Nga Instituti Octopus e quajnë “instrument të Vuçiqit” këtë organizatë, derisa thonë se vihen në sulm pikërisht para takimeve të rëndësishme që do të zhvillohen në mes dy palëve Kosovë-Serbi.

Hulumtuesja e lartë në institutin Octopus, Arta Haxhixhemajli për KosovaPress tha se kërcënimi i fundit nga kjo organizatë ka qenë më direkt ndaj kryeministrit Kurti.


“Zakonisht tensionet në veri nxiten si rezultat para takimeve të rëndësishme. Ne e dimë që do të mbahet takimi i radhës mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës. Qëllimi i tyre gjithmonë është nxitja e tensioneve në veri. Andaj, kemi edhe organizatën terroriste ‘Severna Brigada’ që është si një lloj instrumenti i Vuçiqit për të arritur qëllimet e veta, duke shkaktuar tensione.

Sa i përket kërcënimeve që i kemi hasur deri tani prej ‘Brigadës së Veriut’ kemi parë që kanë ndodhur në media sociale, duke paraqitur për shembull armë të ndryshme apo edhe duke sulmuar me 29 maj, ku e dimë që mbetën me dhjetëra të plagosur të paqeruajtësve të KFOR-it, mirëpo këtë herë kërcënimi i tyre ka qenë më direkt ndaj lidershipit të Kosovës”, tha Haxhixhemjali.

Ajo tha se këto kërcënime mund të kenë të bëjnë edhe me ndërkombëtarët, me qëllim të rritjes së presionit.

“Vlen të ceket se që një ndër qëllimet e tjera kryesore të këtyre lloj kërcënimeve që mund t’i hasim është që mund të bëhet edhe bartja e presionit prej bashkësisë ndërkombëtare tek të dy palët, mirëpo po e shohim që këtu njëra palë siç është rasti i Serbisë, është vetë përçuesi i eskalimeve në veri që po ndodhin.

Atëherë duhet të ketë një lloj mase të konsiderueshme për të kuptuar situatën se si është duke ndodhur, dhe për të marrë masa në aspektin për mos deskalim të situatës që është aktuale”, tha Haxhixhemajli.

Para një jave KosovaPress ka raportuar se një grafit kërcënues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është parë në Komunën e Zubin Potokut. Ndërsa për një grafit tjetër antikushtetues ka raportuar të enjten Policia e Kosovës.

Lidhur me këto, njohësja e çështjeve të sigurisë thekson se edhe ky lloj kërcënimi ka tematikë nxitjen e urrejtjes dhe të dhunës.

“Sa i përket grafiteve që është duke ndodhur është çfarëdo lloj kërcënimi që të jetë i drejtpërdrejt apo anonim është një kërcënim që duhet të merret parasysh. Sa i përket kërcënimeve të grafiteve, por edhe në media sociale janë serioze dhe duhet të trajtohen për arsye të mos anashkalohet situata dhe të bëhet përshkallëzimi i çfarëdo lloj situate…

Vlen të ceket që mesazhet që po përçojnë këto grafite, kanë tematikë të nxitjes së urrejtjes dhe të dhunës…”, potencoi Haxhixhemjali.

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada”, fillimisht ka kërcënuar me vdekje ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan. Ndërsa, më pas kjo organizatë terroriste ka vazhduar me kërcënime të tjera, duke i lakuar emrin kryeministrit të vendit, Albin Kurti. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori