LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Vlora na bashkon me dy homologët shqiptarë

Haxhiu: Vlora na bashkon me dy homologët shqiptarë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar dy homologët e saj shqiptarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Takimi mes tre ministrave është zhvilluar në Vlorë, ndërsa ministrja Haxhiu ka publikuar disa fotografi nga takimi.


“Vlora na bashkon – me 2 homologët e mi shqiptarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Ulsi Manja dhe Krenar Lloga”, ka shkruar ministrja sipër fotografive.

Takimi mes tre ministrave nuk ishte paralajmëruar dhe nuk dihet se cilat kanë qenë temat e diskutimit. /Telegrafi/