Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se situata me COVID-19 në Kosovë është e rëndë.
Haxhiu ka thënë se vetëm brenda 48 orëve të fundit janë regjistruar 330 raste pozitive dhe 17 raste të vdekjes me COVID-19.
“Në emër timin dhe të PDK-së, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për më të dashurit e tyre. Po ashtu, kërkojmë që asnjë rast të mos paragjykohet dhe t’u japim mundësi dhe kohë hetimeve që ta thonë fjalën e tyre.
Nuk duhet të humbasim më shumë kohë për ta miratuar Ligjin Anti-COVID-19, i cili, sipas PDK-së, do të duhej të fokusohej në tri masa kryesore. E para, të rregullojë vendosjen e masave për çdo sektor dhe penalizimin në detaje për çdo mos-respektim”, ka thënë Haxhiu.
Sipas tij kjo nënkupton masa të rrepta që përfshin mobilizim dhe bashkërendim të aktiviteteve mes institucioneve qendrore, administratës, komunave, inspektorëve e policisë, në mënyrë të kontrolluar 24 orë në betejën kundër pandemisë.
“Assesi nuk do të thotë kthim në gjendjen e mbylljes totale të ekonomisë, të shoqërisë, bizneseve, kufijve apo kufizim të lirisë së lëvizjes. Por, respektim i rreptë i rregullave dhe gjobë për këdo që i thyen ato masa, sikurse po veprojnë të gjitha vendet e Evropës. Së dyti, gabimet e ish Qeverisë Kurti në menaxhimin e pandemisë po vazhdojnë edhe nga Qeveria e re.
Fatkeqësisht, nuk janë dëgjuar thirrjet e përsëritura të PDK-së që nga fillimi që të rritet numri i testimeve në nivel të Kosovës dhe të decentralizohet edhe në komuna”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu shtoi se Kosova ka kapacitete të paktën të bëjë testime deri në 1 mijë në ditë, është e dhimbshme të dëgjosh çdo ditë qytetarët që nuk arrijnë të bëjnë teste në Kosovë dhe detyrohen të shkojnë në vendet fqinje.
“Po ashtu, shumica e shteteve kanë hyrë me teste serologjike të cilat me gjithë të metat që kanë, po pasqyrojnë një ide të profilit të pacientëve të infektuar me këtë sëmundje dhe një përqindje reale që e kanë kaluar. Fatkeqësisht, Kosova as përafërsisht nuk e di dhe nuk ka një përqindje të përafërt. PDK propozon që me këto teste të përcaktohet një mostër prej 10 mijë personash në nivel të Kosovës dhe të shikohet ku qëndrojmë si popullatë në raport me këtë sëmundje”, tha Haxhiu.
Deputeti i PDK-së, shtoi së treti që po ashtu lidhet me këtë që e theksova më lart ka të bëjë më mungesën e madhe të transparencës dhe informatave për këtë situatë – njëjtë sikurse edhe në ish Qeverinë Kurti dhe ish Ministrit Vitia.
“Pra, krejt çka mësojnë qytetarët në fund të ditës janë numri i vdekjeve, i të infektuarve dhe të shëruarve. Por, mungojnë informata të tjera bazike mbi natyrën e sëmundjes te të sëmurët, rrethanat e infektimit dhe cilat janë momentalisht vatrat më të mëdha të infektimit në Kosovë. Kosova ka hyrë në fazën e hapjes pa rritje të kapaciteteve të reja, pa planifikim të mirë të decentralizimit të trajtimit të këtyre rasteve në komuna, të përfshirjes në një plan edhe të spitaleve private dhe mbi të gjitha – të mobilizimit të kapaciteteve njerëzore dhe pajisjeve të nevojshme mjekësore. Prandaj, kjo situatë është përgjegjësi e Qeverisë dhe Kuvendit që të veprohet sa më shpejtë që të votohet Ligji Anti-COVID-19. PDK do ta mbështesë këtë iniciativë”, tha Haxhiu.
Haxhiu falënderojë stafin shëndetësor për punën e tyre, si dhe u bëri thirrje qytetarëve, e veçmas bizneseve, që vërtet t’u përmbahen masave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë