Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zv.sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, takuan Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
Alber Zogaj, dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, me ç’rast diskutuan për sfidat e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial dhe mundësin e adresimit të tyre.
Me këtë rast, ministrja Haxhiu theksoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për adresimin e sfidave të sistemit të drejtësisë, me theks të veçantë kërkesat buxhetore, duke qenë se aktualisht Qeveria përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, është në fazën finale të përgatitjes së projektbuxhetit për vitin 2022.
“Kërkesat e Këshillave do ta kenë mbështetjen time dhe të Qeverisë Kurti, sikurse kërkesat e qytetarëve për shtimin e efikasitetit dhe të llogaridhënës së sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial” tha ministrja Haxhiu.
Ministrja theksoi se në legjislaturën e kaluar është miratuar pakoja e ligjeve të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial, mirëpo për shkak të mjeteve buxhetore të pamjaftueshme, këto ligje ende nuk po gjejnë zbatim.
Njëherit, shprehu zotim për angazhim të pakursyer në ndarjen e mjeteve buxhetore për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional për gjyqtarë dhe prokurorë, ngasë kështu do të mundësohet zbatim i ligjit si dhe do të ketë rritje të efikasitetit. Po ashtu, nuk do të mungojë gatishmëria për angazhim në ndarjen e mjeteve për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, si dhe rritjen e numrit të prokurorëve dhe të stafit mbështetës në Prokurorinë Speciale në përgjithësi, si dhe Departamentit për Krime të Luftës në veçanti.
Të dy kryesuesit e këshillave e falënderuan Ministren Haxhiu për bashkëpunimin, duke shprehur mirënjohje për gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë por edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizimin e kërkesave buxhetore përtej kufijve buxhetor të përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'