LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Me shqetësim po i përcjell raportimet për ndërhyrjet flagrante në rastin e njohur Brezovica

Haxhiu: Me shqetësim po i përcjell raportimet për ndërhyrjet flagrante në rastin e njohur Brezovica

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiku ka thënë se me shqetësim të thellë po i përcjell raportimet për ndërhyrjet flagrante në rastin e njohur Brezovica.

Në një shkrim në Facebook, ka theksuar se hetimet që po zhvillohen në kuadër të këtij rasti janë ndër më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit që nga shpallja e pavarësisë.


Sipas ministres, pavarësisht parimit të prezumimit të pafajësisë, çdo dyshim i arsyeshëm për ndërhyrje në procesin hetimor nga ana e personit zyrtar, duhet të hetohet jo vetëm si shkelje disiplinore, por edhe si vepër penale.

“Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ushtrimi i ndikimit për të penguar proceset hetimore, përbëjnë një kancer në sistemin tonë të drejtësisë, një kancer të cilit duhet të gjithë së bashku t’i japim fund dhe atë sa më shpejt”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, në rastin e njohur “Brezovica” të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë vënë nën sekuestro 75 vila, pronarë të të cilave janë politikanë, biznesmenë si dhe gjykatës të të gjitha niveleve.

Së fundmi u raportua se ka pasur tendenca nga njerëz brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë për të ndërhyrë në këtë rast e cila i ka kaluar Gjykatës Themelore të Pejës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori