LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu pyet Aliun nëse u janë nënshtruar presionit ndërkombëtarëve

​Haxhiu pyet Aliun nëse u janë nënshtruar presionit ndërkombëtarëve
Foto: Arkiv

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se ata që kanë kundërshtuar shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje, sot po paraqiten mbrojtës të saj.

Ai gjatë diskutimit për projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, ka lëshuar deklaratën e presidentit aktual Hashim Thaçi, gjatë shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008.


“Për vëmendjen e juaj, se disa më duket se kanë harruar kur është shpallur pavarësia çfarë është lexuar në të. Po ua kujtoj veç pak…Pra të nderuar kolegë deputetë, në preambulën e parë të shpalljes së pavarësisë vlerësohet sakrifica e popullit shqiptar, gjeneratë pas gjenerate deri në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do të kishte UÇK edhe pa kontributin e shumë e shumë luftëtarëve të lirisë, të burgosurve politikë, të Shaban Polluzhës, e Azem Bejtës e të rilindësve deri në shpalljen e pavarësisë”, ka deklaruar ai.

Haxhiu tha se është domosdoshmëri e kohës miratimi i këtij projektligji, meqë sipas tij duhet të mbrohen këto vlera nga ata që po akuzojnë UÇK-në.

Ai ka kërkuar që të mbrohen të gjithë veteranët e invalidët të cilët jetojnë, meqë sipas tij nuk janë të mirë vetëm ata që kanë vdekur.

Për këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu.

“Këto shprehjet raciste që kanë qarkulluar kudo në botë, që një indian i mirë është vetëm indiani i vdekur, dhe se shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur, ne i dimë ato. Por një gjë mundemi ta themi, vlerë ka prodhuar dëshmori dhe e ka përmbyllur jetën e tij. Veterani është individ, vlerë është lufta e tij, po ai në vetvete si veteran nuk është, lufta e tij po. Dhe kjo është bukur substanciale, se kur ta qet edhe sanksionimin i bien që cilin do veteran po e mos e respektove bone shkelje të cilat mund të jenë të dënueshme”, ka shtuar Aliu.

Sërish ka reaguar Haxhiu duke e pyetur Aliun se çfarë ka ndodhur që i kanë ndërruar mendimet për këtë projektligj.

“Sinqerisht prej teje Liburn nuk pres qasje të tillë me thanë që vlerë është lufta e veteranit, por jo edhe veterani. Çka po doni me nda, shpirtin e veteranit prej qenies së tij? Po doni me nda idealin e veteranit prej luftës së tij. Nëse në komision keni qenë unik gjithë anëtarët e gjitha partive e keni përkrahur si nismë ligjore, trego çka ka ndryshuar prej komisionit në seancë. A i jeni nënshtruar ndonjë presioni ndërkombëtarë apo keni qef me ju hi ndërkombëtarëve në hatër a çka është problemi?”, ka deklaruar Haxhiu. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori