LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Projektkodi Civil së shpejti në Kuvend – jam e shqetësuar për stërzgjatjen e procesit të noterëve

Haxhiu: Projektkodi Civil së shpejti në Kuvend – jam e shqetësuar për stërzgjatjen e procesit të noterëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se shumë shpejt do ta procedojnë për votim në Kuvend, Projektkodin Civil.

Haxhiu është shprehur e bindur që kësaj here ky Projektkod do të kalojë.

“Projektkodin Civil shumë shpejt do ta procedojmë në Kuvend, dhe kësaj radhe do të kaloj në Kuvend sepse është një dokument i rëndësishëm”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.


Ministrja tha se për miratimin e Kodit Civil, kanë pasur takime me grupin parlamentar të LVV-së që të bindin deputetët që ky është një Kod i rëndësishëm për qytetarët.

“Nuk them në asnjë mënyrë që secili prej deputetëve të grupit tonë parlamentar të do të votojë për, sepse ka ende disa që i kanë qëndrimet e bindjet e tyre. Qeveria dhe grupi parlamentar në shumicë angazhohet për avancimin e të drejtave të njeriut”, ka thënë Haxhiu, duke shprehur besimin se do ta kenë mbështetjen edhe nga opozita.

Ministrja ka folur edhe për procesin e noterëve në Kosovë.

“Sa i përket konkursit të noterëve, jam e shqetësuar me stërzgjatjen e këtij procesi. Gjykata nuk më ka dhënë të drejtë për procesin e anuluar gjatë kohës në Qeverinë Kurti1”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se ky proces vazhdon të jetë në Gjykatën e Apelit dhe për këtë janë në pritje të fjalës përfundimtare nga kjo gjykatë.

“Presim që Gjykata e Apelit të thotë fjalën sa i përket kësaj çështje. Në momentin që do të bëhet i plotfuqishëm do të veproj duke hapur një konkurs të ri që rrit transparencën edhe cilësinë. Nëse mbetet vendimi që do të vazhdojnë edhe noterët që kanë marrë certifikatat në fazën e dytë atëherë kjo do të bëhet në mesin e të dy grupeve edhe të grupit të kaluar dhe grupit që do të dal nga një proces transparent”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se nuk varet asgjë nga ajo sepse ky vendim ka masë të përkohshme dhe ajo nuk mund ta hap konkursin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori