Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka adresuar kritika për punën e komisionit hetimor parlamentar për hidrocentralet.
Në interpelancën ndaj ministrit të MEA-së, Blerim Kuçi për dhënien e licencave për dy hidrocentrale kompanisë “Kelkos”, Haxhiu tha se qëllim i këtij komisioni është vetëm të bëjë zhurmë.
E krahas kësaj, deputetja ia përmendi inicueses së kësaj interpelance, deputetes Mimoza Kusari-Lila aktakuzën për procesin e privatizimit, që kanë të bëjnë me hidrocentralet. Por kjo e fundit ia kërkoi asaj të shkon në prokurori të bëhet dëshmitare, pasi është një aktakuzë pa asnjë dëshmitar.
“Mimozë, nuk e di a jam mirë, apo jo. Më 10 prill të viti 2020 unë e kam parë në media që është ngritur një aktakuzë pikërisht për juve në kohën si ish ministre. A është e vërtet a jo, pra për 4 hidrocentrale të falura”, tha ajo.
E për këtë, Kusari-Lila tha se në bazë të kësaj do të duhej që aktakuza të ngritët për gjithë deputetët e legjislaturës së katërt që kanë votuar për vazhdimin e procesit të privatizimit.
“Për deputetet, kolegët e mia që e ngritën çështjen e aktakuzës si deputete që jeni të shkolluara jeni besoj, merreni së pari lexoni ligjin, apo rregullore po e shkeli që e thërras një interpelancë për çështje të hidrocentraleve dhe për çka është ngritur aktakuza. Gjithashtu mundeni me u paraqit edhe si dëshmitar në prokurori se është një rast që nuk e ka asnjë dëshmitarë. Janë 19 me aktakuzë dhe asnjë dëshmitar nuk është. A ndërsa se pse është ngritur aktakuza duhet të ngritët për të gjithë deputetët e legjislaturës së katërt që kanë votu për vazhdimin e procesit të privatizimit”, u shpreh ajo.
Krahas këtyre, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu kërkoi përgjegjësi për gjithë degradimin mjedisor që po i bëhet komunës së Deçanit nga këto hidrocentrale.
“Puna e komisionit hetimor, synimet janë për t’u mos u hetuar, unë jam për me hetu, e nuk jam për me bërë zhurmë. Ne si AAK për dy hidrocentralet thash se është një proces i filluar prej 10 vitesh, dikush duhet të jetë përgjegjës. Pres që edhe institucionet tjera të veprojnë pas raportit që komisioni do të nxjerr. Për lumëbardhin dy, atë degradim të natyrës që është bërë duhet me dhënë përgjegjësi”, tha ajo.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Eksperti gjerman: Kina dhe Rusia po synojnë pushtimin e Ballkanit Perëndmor

Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Chollet inkurajon Vuçiqin që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

Veprimtari Berisha: Turp që askush nuk iu gjet afër Rugovës kur u mor peng nga Millosheviqi

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona