LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu i PDK-së: Situata me COVID-19, buzë kolapsit

Haxhiu i PDK-së: Situata me COVID-19, buzë kolapsit
Foto: Arkiv

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë e Avdullah Hotit dhe ish-Qeverinë e Albin Kurtit për gjendjen e krijuar me coronavirus në vend, ku vetëm në dy ditët e fundit janë shënuar shifra rekorde të rasteve me përfundim fatal.

Përmes një shkrimi në Faceboook, ai ka thënë se është momenti i fundit që përgjegjësit institucionalë të veprojnë, pasi që situata me pandeminë është kritike dhe buzë kolapsit.


“Interesat grupore, politike, partiake dhe elektorale ishin prioritet i Qeverive të mashtrimit Hoti dhe Kurti të cilat nuk e kishin prioritet problemin e madh të pandemisë COVID-19. Demaskimi i “partnerëve të mashtrimit” u pa më së miri dje në Kuvend të Kosovës kur deputetët e partive LDK e LVV nuk votuan amendamentin tim për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, policinë dhe për punësim të stafit të ri në spitale”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Situata me pandeminë është kritike, buzë kolapsit !

1650 raste pozitive dhe 63 raste të vdekjes janë regjistruar vetëm në javën e fundit.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 3525, QKUK dhe spitalet rajonale janë të stërmbushura me pacientë.

Personeli shëndetësorë tani e 5 muaj po e bëjnë maksimumin në përkujdesjen ndaj pacientëve por është stërlodhur për shkak të mbi ngarkesës, 5 mjekë kanë humbur jetën në betejë me koronavirusin dhe 765 profesionistë shëndetësorë janë infektuar me COVID-19.

Situata me pandeminë në Kosovë është përkeqësuar për shkak të lirimit të masave:

-pa miratuar Ligjin Anti-COVID-19,

-lirimit pa masa të qarta mbrojtëse,

-për shkak të keqmenaxhimit,

-për shkak të keqpërdorimeve në kohë të pandemisë,

-për shkak të vendosjes se personave politik, jo kompetent në vendimmarrje dhe në udhëheqje,

-për shkak se dominuan interesat politike, partiake e elektorale para shëndetit të qytetarëve,

-për shkak të vendimmarrjes populiste dhe joprofesionale.

Interesat grupore, politike, partiake dhe elektorale ishin prioritet i Qeverive të mashtrimit Hoti dhe Kurti, të cilat nuk e kishin prioritet problemin e madh të pandemisë COVID-19.

Demaskimi i “partnerëve të mashtrimit” u pa më së miri dje në Kuvend të Kosovës kur deputetët e partive LDK e LVV nuk votuan amendamentin tim për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, policinë dhe për punësim të stafit të ri në spitale.

Është momenti i fundit që përgjegjësit institucionalë të veprojnë sepse nesër mund të bëhet vonë.

Të nderuar qytetarë, pasi që qeveritë e mashtrimit nuk janë të shqetësuar me 1650 raste pozitive dhe 63 vdekje nga COVID-19 në javën e fundit dhe 31 vdekje në 48 orë e fundit, ju bëj apel që të jeni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, të respektoni masat mbrojtëse, mbani maska, mbani distancën, mos u përshëndetni dorë më dorë, pastroni duart, dezinfektoni ambientin ku jetoni e punoni.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori