LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu para ministrave të Ballkanit rikonfirmon përkushtimin për gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm

Haxhiu para ministrave të Ballkanit rikonfirmon përkushtimin për gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në konferencën “E ardhmja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”.

Haxhiu thotë se para ministrave të Ballkanit Perëndimor si dhe atyre nga Ukraina, Turqia, Gjeorgjia dhe Moldova, përfaqësuesve nga BE, ka rikonfirmuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas dhe profesional.


“Theksova se në rrugën reformuese, Republika e Kosovës tashmë ka filluar të shënojë rezultate në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, reformën penale dhe civile, si dhe rezultate konkrete në adresimin e të drejtave të njeriut.Në veçanti, adresova faktin se përpjekjet tona synojnë garantimin e pavarësisë, llogaridhënies, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të sektorit të drejtësisë në vendin tonë”, ka njoftuar ajo, transmeton Telegrafi.

Më tutje, Haxhiu ka shtuar se “Përmenda të gjitha reformat që kemi ndërmarrë që nga fillimi i mandatit dhe progresin e arritur me theks ato që ndërlidhen me vetingun në sistemin e drejtësisë, pakon ligjore kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, adresimin e krimeve të luftës dhe veprimet që kemi ndërmarrë me qëllim të adresimit të dhunës në familje dhe me bazë gjinore”.

“I njoftova të pranishmit se Ministria e Drejtësisë ka pasur gjithsej 35 masa dhe detyrime që dalin nga PKZMSA dhe se nga këto detyrime, 28 masa janë zbatuar plotësisht dhe se për 7 detyrimet e tjera, po punohet intensivisht drejt finalizimit dhe realizimit të tyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Kjo Konferencë regjionale po mbahet në Zagreb-Kroaci, organizuar nga Ministria e Drejtësisë e Kroacisë në bashkëpunim Komisionin Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori