LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Nuk e kuptoj presionin e Qeverisë mbi deputetët për mos votimin e Trustit, tërheqja e kursimeve është kërkesë e qytetarëve

Haxhiu: Nuk e kuptoj presionin e Qeverisë mbi deputetët për mos votimin e Trustit, tërheqja e kursimeve është kërkesë e qytetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu / Foto: Ridvan Slivova

Të enjten e kësaj jave në Kuvendin e Kosovës në rend të ditës për diskutim është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional (Trusti). Në lidhje me këtë, ka mos pajtime mes shumicës parlamentare dhe opozitës në Kuvend.

Deputeti Bekim Haxhiu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një prononcim për Telegrafin tha se tërheqja e Trustit është kërkesë e qytetarëve, duke shtuar se Qeveria është duke u bërë presion deputetëve për mos votimin e këtij Projektligji.


“Së pari le ta fusin në rend të ditës Projektligjin për Trustin pastaj, është në dorë të deputetëve që ta votojnë. Kërkesa e qytetarëve është tërheqja e parave nga Trusti. Unë i ftoj të gjithë deputetët ta votojnë. Qeveria po e shpërfill këtë projektligj për t’i bërë presion deputetëve, që të mos ta votojnë”, tha Haxhiu.

Ai deklaron se nuk e kupton arsyen e këtij presioni nga Qeveria, mbi deputetët që të mos ta realizojnë këtë kërkesë qytetare.

Opozita thirrje Qeverisë: Në Ligjin e Pagave të vendosen edhe veteranët, të mundësohet tërheqja e kursimeve nga Trusti
Lexo po ashtu Opozita thirrje Qeverisë: Në Ligjin e Pagave të vendosen edhe veteranët, të mundësohet tërheqja e kursimeve nga Trusti

“Ka pasur shumë reagime edhe nga deputetet e partia mazhoritare që ta mbështesin këtë Projektligj, ka pasur kërkesa edhe prej vetë pushtetit dhe deputetëve që të mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti. Mirëpo nuk e kuptoj arsyen që Qeveria të bëjë presion mbi deputetët që mos ta realizojnë një kërkesë qytetare. Shumica duhet të votojë pro këtij Projektligji pastaj shkon lexohet dhe hynë në lexim të dytë dhe pas kësaj hynë në fuqi”, përfundoi ai.

Pro kësaj tërheqje janë shprehur partitë opozitare, por që po kundërshtohet fortë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në anën tjetër, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet që të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, ku si arsye është kërkesa për votimin e ndryshimit të Projektligjit të Trustit që lejon tërheqjen e kursimeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori