LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu: Kriteri i stazhit 15 vjet, diskriminon pensionistët kontributdhënës

​Haxhiu: Kriteri i stazhit 15 vjet, diskriminon pensionistët kontributdhënës

Deputetja Teuta Haxhiu nga AAK, e cila wshtw edhe propozuese e debatit parlamentar lidhur me të drejtat e pensionistëve kontributdhënës, ka thwnw se shkelja më elementare e të drejtave të njeriut që ka ndodhë është që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në atë kohë ka nxjerr një Udhëzim administrativ 9/2015 për kategorizimin e pensionit kontribut pagues sipas strukturës kualifikuese dhe stazhit pensional për përftimin e këtij pensioni.

Deputetja Haxhiu tha se ky udhëzim duket se i ka rregulluar në detaje disa kushte për përfitimin e këtij pensioni, megjithatë në këtë udhëzim ka bërë diçka shumë diskriminuese që përcakton kriterin stazhit 15 vjet.

“Megjithatë në këtë udhëzim administrativ ka diçka që është shumë diskriminuese dhe kërkon që së paku 15 vite para datës 1 janar të viti ’99 sipas Ligjit të SPI-së të Kosovës numër 2683, duke ditur që në këtë kohë kush ka mundur të punojë. Pra, thjesht I bie që ata që janë larguar dhunshëm nga puna nuk përfitojnë pensionin kontribut dhënës dhe përfitojnë ët gjithë ata të cilët në një farë forme kanë qenë bashkëpunëtorë të sistemit të atëhershëm. Unë mendoj që kjo është shumë e rëndë për të gjithë punëtorët të cilët janë larguar dhe ata konsiderojë që dy herë edhe shteti po I diskriminon shumë pensionist kontribut dhënës para vitit 99 e shohim si shumë diskriminuese këtë periudhë 15 vjeçare të stazhit për ta”, theksoi Haxhiu.

Si rrjedhojë e këtyre fakteve, Haxhiu theksoi se ka shumë pak kontibutdhënës të cilët mund të plotësojnë periudhën 15-vjeçare dhe ajo që është shumë shqetësuese për deputeten Haxhiu, ka shumë prej tyre që kanë 14 vite e 11 muaj dhe për disa javë nuk e plotësojnë këtë kriter dhe nuk gëzon kontributet e tij dhe merr një pension sikur një pensionist që fare asnjë ditë nuk ka punuar, që është pension i moshës.

Deputetja Haxhiu në fund ka konsideruar se kjo është temë me rëndësi dhe është mirë që secili prej deputetëve të jap kontributin e tij në mënyrë që në fund të dilet me disa pika të një rezolute që do t’i harmonizohet edhe me grupe të tjera parlamentare.

Pas këtij debati pritet të raportojë kryeministri Avdullah Hoti për dialogun./kp/