LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Ka kryetar të Komisioneve të Kuvendit që kanë pagë më të madhe se Haradinaj (Video)

Haxhiu: Ka kryetar të Komisioneve të Kuvendit që kanë pagë më të madhe se Haradinaj (Video)

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu ka thënë se Ligji i pagave është në dorën e deputetëve të Kuvendit dhe ata mund ta ndryshojnë atë deri në masën 50%.

Haxhiu, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se në Kuvendin e Kosovës ekzistojnë 13 apo 14 kryetarë të Komisioneve të Kuvendit që e kanë pagën më të madhe se Kryeministri.

“Kryetarët e Komisioneve të Kuvendit e kanë pagën më të madhe se të Kryeministrit të vendit, ekzistojnë shifrat”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Videon lidhur me pagën e kryeministrit dhe kryetarëve të Komisionit mund ta ndiqni nga minuta e 27-të.  

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se ekziston vetëm një Kryeministër në Kosovë dhe nuk është mirë të krahasohet me kryetarët e Komisioneve.

“Vetëvendosje i ka katër kryetar të Komisioneve që i kanë pagat më të mëdha se Kryeministri i Kosovës. Është zoti Ismajl Kurteshi, Albulena Haxhiu dhe dy të tjerë që i kanë pagat më të mëdha se Haradinaj”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka thënë se është dakord që të gjitha pagat në Kosovë, duke filluar nga Presidenti, Kryeministri e deri te Kuvendi të bëhen publike për të gjithë.

“Ne mendojmë se rrogat e të gjitha këtyre kategorive të përmendura, janë më të larta se sa duhet, për shkak të gjendjes në Kosovë”.

Kurteshi ka thënë më tej se këto rroga të larta Vetëvendosje i ka gjetur të tilla, nuk i ka rritur vet.

“Sa i përket Kryetarëve të Komisioneve, ata kanë rreth 250 euro më shumë rrogë se deputetët. Ndërsa deputetët përpos rrogës bazë marrin edhe mëditje që shkojnë në seanca të Kuvendit dhe rroga që shkojnë në mbledhje të Komisioneve”, tha me tej Ismajl Kurteshi.

Haxhiu ka insistuar më tej se me kërkesë të gjashtë deputetëve, Kuvendi mund të ndryshojë Ligjin e pagave.

“Pres të gjitha subjektet politike të reflektojnë”, tha ndër të tjera Teuta Haxhiu në emisionin “Përballje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori