LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu garanton 12 votat e AAK-së në Kuvend, për rritje të pagave në arsim (Video)

Haxhiu garanton 12 votat e AAK-së në Kuvend, për rritje të pagave në arsim (Video)

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu ka thënë se nëse Qeveria bën ndryshimin e koeficientit të pagave në arsim, do të ndërhynte në punët e Kuvendit.

Haxhiu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Ligji për paga është në Kuvendin e Kosovës dhe ndryshimi i tij mund të bëhet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.


Ajo ka thënë se do të jepte votën e saj në Kuvendin e Kosovës për rritjen e koeficientit të pagave në arsim.

“Në fund të këtij muaji (janar) do të vjen edhe Ligji për pagat. Komisioni mund të bëjë ngritje të koeficientit të pagave në arsim”.

Deputetja e AAK-së ka thënë se Ligji i pagave nuk është në Qeveri dhe se kjo e fundit do të bënte ndërhyrje në punët e Kuvendit nëse prek koeficientet e pagave.

“Ligji është në Komision ku janë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike. Unë si anëtare e Aleancës e garantoj votën për 12 deputetë që do të ketë ngritje të koeficientit”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Haxhiu thotë se kërkesa e SBASHK-ut nuk i është drejtuar Kuvendit, por Qeverisë.

“Kërkesa e tyre [SBASHK], do të duhej t’i drejtohej Kuvendit, partive politike që kanë përfaqësuesit e tyre në Komision, që të rritet koeficienti për pagat e mësimdhënësve… Asnjëherë AAK nuk ka qenë kundër ngritjes së koeficientit”, tha  Haxhiu./Telegrafi/