LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu: Drafti për Asociacionin nuk ofron autonomi, po të varej nga Kurti do të publikohej qysh dje

​Haxhiu: Drafti për Asociacionin nuk ofron autonomi, po të varej nga Kurti do të publikohej qysh dje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se drafti për Asociacionin i prezantuar nga ndërkombëtarët nuk ofron asnjë autonomi për komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Në një konferencë për media, ajo ka deklaruar se nuk do ta lejojnë që Asociacioni të ketë pushtet ekzekutiv.


“Nuk ka asnjë autonomi, nuk do të ketë autonomi në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që të ketë një shtet tjetër brenda shtetit tonë”, është shprehur Haxhiu.

Haxhiu tutje ka bërë të ditur se për propozimin evropiano-amerikan për Asociacionin janë njoftuar “në vija të trasha” nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja është shprehur se po të varej nga Kurti teksti i draftit do të ishte bërë publik qysh dje.

“Kurti është partner serioz që i trajton me respekt dhe konsideratë kërkesat e ndërmjetësve… Sa për kryeministrin Kurti teksti mund të ishte publik që dje, por kjo nuk mund të ndodhë dhe për këtë arsyet i ka dhënë kryeministri Kurti. Ai ka qenë për aq sa ka qenë e mundur transparent sa i përket draft-statutit edhe në Kuvendin e Kosovës, sepse ju e dini që ka kërkesë që drafit të mos bëhet publik”, është shprehur Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori