LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu takohet me Willems, Holanda e gatshme të ofrojë mbështetjen në fuqizimin e sundimit të ligjit

Haxhiu takohet me Willems, Holanda e gatshme të ofrojë mbështetjen në fuqizimin e sundimit të ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Drejtësisë thuhet se ambasadorja Willems, uroi ministren Haxhiu për detyrën e re, duke u shprehur që është e vetëdijshme për punën e shumtë dhe sfidat e rënda që e presin këtë ministri.


Gjatë këtij takimi, ambasadorja Willems u interesua për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, duke thënë që Holanda është e gatshme të ofroj mbështetjen e plotë në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë me synim të ndërtimit të një sistemi të pavarur dhe efikas të drejtësisë që është në interes të qytetarëve të Kosovës.

Në këtë drejtim, Ambasadorja Willems ndau shembujt ekzistues të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Holandës në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit që kontribuon në përmirësimin e klimës së bizneseve lokale dhe ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, Ministrja Haxhiu, ndau informata lidhur me planin e vetingut dhe Rishikimin funksional të sistemit të drejtësisë.

Gjatë takimit, Ministrja Haxhiu e informoi ambasadoren Willems për progresin e bërë në këtë drejtim, duke theksuar që Ministria e Drejtësisë do të jetë gjithnjë e fokusuar ne përmbushjen e gjitha kushteve të nevojshme për të kthyer besimin e qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve të jashtëm në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Në këtë drejtim, Ministrja Haxhiu shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm mes Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit.

“Ambasadorja Willems ka falënderuar ministren Haxhiu për vullnetin e saj për të bashkëpunuar në të ardhmen në shumë fusha dhe njëherit theksoi se Holanda mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin dhe ruajtjen e raportit të shkëlqyeshëm që ka me Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj.Ministrja Haxhiu, falënderoi ambasadoren Willems, ndërsa vlerësoi lartë mbështetjen e Mbretërisë së Holandës për proceset që ka kaluar Republika e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori