LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Shala thotë se shefi i AKI-së dha dorëheqje për shkak të presionit

Haxhi Shala thotë se shefi i AKI-së dha dorëheqje për shkak të presionit

Ka më shumë se tre ditë që kur Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka mbetur pa zot shtëpie. Kjo pas dorëheqjes së shefit të AKI-së, Agron Selimajt. Ai të premten për shkaqe personale i raportoi presidentit të vendit si dhe kryeministrit të tij për dorëheqjen e tij.

Por arsyet e dorëheqjes që Selimaj i ka thënë në letrën e tij, po duken banale për Haxhi Shalën, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë.


Kontaktuar nga Gazeta Express, Shala është shprehur se nuk e ka pritur dorëheqjen e Selimajt nga kreu i AKI-së në kohën kur Kosova po ballafaqohet me kërcënime të mëdha.

Ai ka thënë se Selimaj duhet që publikisht të dal e t’i tregojë arsyet e vërteta të dorëheqjes së tij.

“Ne si komision as sot nuk kemi dokument zyrtar për dorëheqjen e drejtorit të AKI-së. As që e kemi pritur dorëheqjen e tij, sidomos në këto kohëra në të cilën gjendet sot Kosova. Sidomos pas veprimeve që po i bënë Serbia në Mitrovicën e Veriut. Në këto momente nuk i është dashur vendit një dorëheqje e tillë”, ka thënë Shala.

Kreu i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë ka thënë se nëse shefi i AKI-së nuk i tregon arsyet e vërteta rreth dorëheqjes së tij, atëherë vet Shala do t’i prezantojë në opinion opinionet e tij rreth kësaj dorëheqje.

Shala tha se largimi i Selimajt nga AKI ka ardhur si pasojë e presionit që i ka ardhur nga shteti. Ai shtoi se edhe Presidenti i vendit duhet të deklarohet rreth dorëheqjes së Selimajt.

“Besoj që ish drejtori tashmë i AKI-së, do t’i japi sqarimet e tija rreth dorëheqjes. Nuk janë sqarime ato që ai i ka dhënë në letër. Edhe presidenti duhet ta tregoj të vërtetën se përse ka dhënë dorëheqje drejtori i AKI-së, atëherë për një kohë shumë të shkurtër unë do t’i them informatat që i posedoj lidhur kësaj çështjeje. Po pres nga z. Agron Slimaj që ta sqarojë opinionin pse në këtë kohë ka dhënë dorëheqje”, ka thënë për Express, Haxhi Shala.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori