LAJMI I FUNDIT:

Havyard paraqet konceptin për anijet elektrike

Havyard paraqet konceptin për anijet elektrike

Havyard Design & Solutions (HDS) ka zbuluar një koncept të ri të projektimit të një anije 70-metra të gjatë dhe e gjitha do të jetë elektrike. 

Kjo është një anije me një model të veçantë – ka dritare të mëdha, duke lejuar të gjithë të shohin peizazhet dhe zonat e bollshme brenda dhe jashtë saj, transmeton Telegrafi.


Faktori i dytë i rëndësishëm është se kjo anije ka zero emetime të gazrave, që do të thotë është shumë miqësore me mjedisin.

Kjo anije do të jetë 70 metra e gjatë, ka kapacitet nga 600 deri në 800 pasagjerë, dhe arrin shpejtësinë maksimale deri në 20 kilometra në orë.

Kompania nuk zbuloi diapazonin ose kapacitetin e baterisë, por me siguri do të llogaritet në megawatt. /Telegrafi/