LAJMI I FUNDIT:

Hava Maloku jep lajmin e madh: Kodi i Kosovës +383 edhe në faqet e platformës “LinkedIn” 

Hava Maloku jep lajmin e madh: Kodi i Kosovës +383 edhe në faqet e platformës “LinkedIn” 

Prishtinasja Hava Maloku, e cila tash e disa vite është pjesë kompanisë amerikane si platformë “LinkedIn”, ka njoftuar se nga sot kodi i Kosovës +383 është  vënë në dispozicion në çdo faqe të platformës së “LinkedIn”

Maloku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “po e fillojmë ditën e premte (ditën e bekuar të javës) me një lajm të mahnitshëm”.


“Kodi i vendit për Kosovën tani është vënë në dispozicion në çdo faqe të platformës së LinkedIn-it”, ka shkruar Maloku, transmeton Telegrafi.

“E vlerësoj punën e palodhur të ekipit inxhinierik për ta bërë këtë të mundur. Duke ardhur nga një vend i vogël ku shpesh je i nënpërfaqësuar, e di shumë mirë se si ndihesh të jesh i padukshëm. Të jesh në gjendje të ndikosh në atë ndryshim nga ana e kundërt e tryezës ndihet e pabesueshme tani. Gëzuar Kosova ime”, ka shkruar Maloku.

E lindur dhe rritur në Prishtinë, Hava Maloku sot ka arritur të jetë një emër suksesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka përfunduar studimet master dhe doktoraturën në SHBA, ku aktualisht jeton në San Francisco dhe është pjesë e një ndër kompanive më të fuqishme si platformë “LinkedIn”, ku ushtron pozitën e menaxheres së marketingut.

Në një kompani që ka të punësuar mbi 21,000 punëtorë, Hava Maloku arriti të kalojë të gjitha sfidat ku prej tyre ishin edhe dhjetë intervista që të bëhet pjesë e “LinkedIin”.

Muaj më parë në një intervistë për Telegrafin, Maloku ka treguar rrugëtimin e saj të suksesshëm nga Kosova drejt SHBA-ve.

I gjithë suksesi i saj nuk ishte aksidental, por ishte fryt i punës së vazhdueshme, sistematike e konsistente të një ekonomiste të përkushtuar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Kalo në kategori