LAJMI I FUNDIT:

Haskuka vendos flamuj të Turqisë në Prizren, qytetarët ia heqin

Haskuka vendos flamuj të Turqisë në Prizren, qytetarët ia heqin

Në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në mbarë qytetin e Prizrenit, krahas flamurit të Kosovës është vendosur edhe ai i shtetit turk.

Qytetarët e kësaj komune janë revoltuar nga ky veprim i kryetarit të komunës nga radhët e Vetëvendosjes, Mytaher Haskukës, dhe mbrëmë i kanë larguar disa prej këtyre flamujve nga vendet ku janë ngritur në qytet


“Mbrëmë e largova dhunshëm flamurin turko-osman, të vendosur në një nga rrugët e qytetit të Prizrenit nga kryetari Haskuka – për festen e 10-vjetorit të Pavarësisë”, ka thënë një qytetar i komunës së Prizrenit, shkruan Gazeta Express.

Duhet theksuar se në këtë komunë është numri më i madh i kosovarëve të regjistruar si pjesëtarë të komunitet turk.