LAJMI I FUNDIT:

Haskuka: Komunën e Prizrenit e gjeta në gjendje të keqe dhe me 1 milion e 300 mijë euro borxhe (Video)

Haskuka: Komunën e Prizrenit e gjeta në gjendje të keqe dhe me 1 milion e 300 mijë euro borxhe (Video)
Foto: Arkiv

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth gjendjes së komunës të cilën e ka gjetur pas marrjes së mandatit.

Haskuka ka theksuar se shumë shpejt do të ketë vetëm lajme pozitive nga Prizreni, për dallim prej të kaluarës, duke shtuar se komunën e ka trashëguar me 1 milionë e 300 mijë euro borxhe.


“1 milionë e 300 mijë euro janë borxhe nga komuna… Arkivat në komunën e Prizrenit janë në gjendje të keqe. Për me gjet një dokument t’i duhesh me shku me i kërku nëpër fajlla të ndryshme, unë kam prit që t’i kemi ato në fajlla elektronike, nuk ka folldera të përbashkët ku mund të ruhen dokumente të rëndësishme të komunës, më është dashur 10 ditë me gjet dokumentin për me shikua statutin për shëndetësi”, ka thënë Haskuka.

Ai ka theksuar se tash e tutje do të ketë transparencë në Komunën e Prizrenit.

“Të gjitha punët që bënë komuna do të jenë të hapura dhe të qasura për publikun. Besoj që shpejt do ta kemi ueb sajtin e ri të komunës”, tha Haskuka.

Ai shtoi se janë 3600 lëndë në Gjykatë kundër Komunës së Prizrenit.

“Këto lëndë janë kryesisht nga personat të cilët nuk janë paguar, kemi nga arsimtarët që nuk kanë marrë paga, bizneset që kanë kryer punë për komunën dhe nuk kanë marrë pagesat, përmbaruesit…”, u shpreh Haskuka.

Kreu i komunës premtoi se gjendja në Komunën e Prizrenit do të rregullohet, mirëpo ka thënë se kjo do të marrë kohë. Ai theksoi se ditëve të fundit ka marr vendim që të mos konsumohet duhani brenda ambienteve të komunës.

Si projekte që do të finalizohen së shpejti Haskuka ka përmendur ndërtimin e tri çerdheve publike, ujësjellësin dhe zhvillimin ekonomik.

Haskuka ka sqaruar edhe çështjen e vendosjes së flamurit turk në qytetin e Prizrenit i cili para disa ditësh u përdhos. “Komuna i vendos flamujt në Prizren, është komisioni që merret me dekorimet e qytetit për 17 shkurt. Ka qenë traditë të cilën e kemi vazhduar që përveç flamurit kombëtar dhe shtetëror janë vendosur edhe flamujt e shteteve mike, Gjermanisë, Britanisë, Turqisë edhe vendeve tjera mike”, tha ai.

Haskuka në fund shtoi se debatet për flamuj dhe simbolet po bëhen vetëm për të krijuar tema artificiale që njerëzit të mos merren me tema reale dhe problematike që e presin Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori