LAJMI I FUNDIT:

Haskuka: Kam folur me Baxhakun që LDK-ja ta përkrah Vetëvendosjen në Prizren (Video)

Haskuka: Kam folur me Baxhakun që LDK-ja ta përkrah Vetëvendosjen në Prizren (Video)

Mytaher Haskuka, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prizrenit ka thënë se beson që më 19 nëntor, shumica e qytetarëve që janë në Prizren dhe që kanë votuar për të tjerët liderë, përveç ata për kandidatin e PDK-së, do ta votojnë Haskukan.

“Mendoj që pa marrëveshje me partitë është pak problem, por edhe pa marrëveshje mendoj se një pjesë shumë e madhe e votave do të vijë te unë. Kisha preferuar me pas një front të përbashkët, një bashkim të forcave në Prizren. Edhe nëse nuk ndodh kjo, besoj se kjo do të ndodh në elektorat”, ka thënë Haskuka, i ftuar në Debat D, në RTV Dukagjini.


Siç ka thënë Haskuka, Këshilli i përgjithshëm i VV-së ia ka lënë “duart e lira” çdo qendre në Kosovë që të krijojë koalicione, përveç me PDK.

“Kemi pas takim me liderë të partive politike në Prizren. Është një disponim i mirë, pozitiv, por disa parti kanë probleme me qendrën. Kemi diskutuar edhe me kandidatin e LDK-së, Hatim Baxhakun, përndryshe ai është kundër qeverisjes së PDK, ai edhe siç ka thënë mbështet ndryshimin në Prizren”, ka thënë ndër tjerash Haskuka.

Në Prizren, sipas të dhënave preliminare, Shaqir Totaj i PDK-së dhe Mytaher Haskuka i VV-së, pritet të garojnë për të parin e qytetit, në garën e balotazhit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori