Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje, pas përfundimit të numërimit të votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me aftësi të kufizuar, përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Prizrenit. Postimin e tij mund ta lexoni më poshtë.
“Para një jave dola për të votuar. Vendvotimi im është shumë afër shtëpisë, prandaj vendosa të ecë. Rrugës më ndali person që më tregoi që kishte udhëtuar nga Zvicra për të votuar për ndryshimin me zemër. Falënderova nga zemra dhe vazhdova rrugën. Në Shkollën Teknike çdo person më shikonte në sy me një shpresë të matur, guximi ishte aty por kishte një drojë si para provimit. Hyra në vendvotim një entuziazëm tek të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit, më treguan që procesi po shkonte në rregull dhe pa asnjë problem. Pasi që votova e dija që kamerat më pritnin jashtë tek dera një grua më përqafoi fort, i hutuar e shikova, me kujdes ishte vajza e hallës e cila kishte ardhur me familje nga Stambolli për të më votuar, ata ishin larguar në vitin largët 1956 por ende Prizrenin e konsideronin si atdhe.
Pas votimit eca deri në Shadërvan, kudo vëreja shpresën në sytë e atyre që më përshëndesin. Një gëzim i heshtur vërehej në fytyrat e njerëzve. Shumë më ndalën rrugës, mirëmëngjesi, sabahajrolla… në shqip, turqisht e boshnjakisht, tek të gjithë vëreja një shpresë që ndryshimi mund të ndodhë. Njëri më foli boshnjakisht më tha që edhe pse partia e tij kishte kërkuar të votoj kundërkandidatin, ai me gjithë familje më kishin votuar mua. Më tha: ata mund të jenë bashkuar atje nalt por ne do të bëhemi më të bashkuar këtu poshtë.
Së pari u lansuan “exit pollët” e porositura, por rezultati përfundimtar tregoi që ne kishim fituar, në shi dhe në borë mijëra qytetarë e mbushën Shadërvanin, festuam deri vonë, festuam me zemër.
Pastaj filloi makineria e gënjeshtrave për të na kontestuar fitoren, shkrime të porositura e lajme të rreme, deklarata me kërcënime, e fshehje të provave, vendime skandaloze, por në fund provat u vërtetuan dhe drejtësia fitoi. Bashkë me fitoren e drejtësisë fitoi demokracia dhe me fitoren e saj fituan qytetarët.
Sot përfundimisht u vërtetua fitorja jonë, fitorja e gjithë banorëve të komunës së Prizrenit, ata votuan për ndryshimin me zemër.
Ata votuan me zemër kundër frikës dhe kërcënimit, votuan me mendje kundër paragjykimit dhe përçarjes, votuan me mendje kundër korrupsionit. Sot u vërtetua se Prizreni nuk blihet me pare dhe se qytetarët kanë vendosur me Zemër për të ardhmen e tyre.
Si pata thënë me dhjetëra herë, qeverisja jonë do të jetë qeverisje e hapur për të gjithë, me të gjithë, bashkë vendosëm, bashkë do të qeverisim” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet një person nga Manastiri i kërkuar me fletarrest
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
Mashtrimi me faturat tatimore dhe dëmi mbi 50 milionë lekë ndaj shtetit, Prokuroria e Tiranës kërkon burg për biznesmenin
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare