LAJMI I FUNDIT:

Haskuka akuzon Qeverinë për mos informim të komunave: Është joserioze që nga mediat të informohemi për masat kundër COVID-19

Haskuka akuzon Qeverinë për mos informim të komunave: Është joserioze që nga mediat të informohemi për masat kundër COVID-19

Kryetari i Prizrenti, Mytaher Haskuka ka kritikuar qeverinë për mosinformim të komunave për vendimet lidhur me COVID-19.

Haskuka ka thënë se është shumë joserioze dhe joinstitucionale që komunat të informohen nga mediat për masat e qeverisë kundër pandemisë COVID-19.


“Që nga ndërrimi i qeverisë asnjë nga vendimet e qeverisë për masat e reja nuk kam marrë në formë zyrtare, koftë me shkrese apo me email. Kërkohet nga komunat të impelmentojnë masat e ne nuk jemi të informuar drejtpërdrejtë për masat e ndërmara!”, ka shkruar Haskuka.

Postimi i plotë:

Shumë joserioze dhe joinstitucionale që komunat të informohen nga mediat për masat e qeverisë kundër pandemisë COVID-19. Që nga ndërrimi i qeverisë asnjë nga vendimet e qeverisë për masat e reja nuk kam marrë në formë zyrtare, koftë me shkrese apo me email.

Kërkohët nga komunat të impelmentojnë masat e ne nuk jemi të informuar drejtpërdrejtë për masat e ndërmara!

Nga një vend që ishim shembull se si luftohet pandemia, tani në listën e zezë kampion me numrin e rasteve reja me virus.

Dje Kina me 1,4 miliard banor 68 raste të reja dhe 0 vdekje, Kosova me 1,8milion banor 276 raste të reja, 8 viktima. Po të kishim me shumë teste athua sa raste të reja do të kishim?/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori