LAJMI I FUNDIT:

Haskuka akuzon ministrin e Arsimit: Na la pa kode buxhetore

Haskuka akuzon ministrin e Arsimit: Na la pa kode buxhetore

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka hedhur akuza ndaj udhëheqësve të MASHT-it, se nuk ka ndarë kode buxhetore për pagat jubilare dhe kompensimin e shujtës ditore në punë të mësimdhënësve.

“Vitin e kaluar Ministrisë së Arsimit ia kam dërguar një kërkesë në të cilën kam thënë se “kjo ministri ka bërë një marrëveshje me SBASHK-un për pagat jubilare dhe kompensimin e shujtës ditore në punë të mësimdhënësve”, mirëpo nuk kam marrë përgjigje”, tregon Haskuka.


Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, vetëm në periudhën janar-tetor të këtij viti, janë dorëzuar 465 padi nga mësimdhënësit e shkollave të kësaj komune.

Prej tyre, 285 padi janë për shuajtje ditore, kurse 180 për paga jubilare.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, tregon se janë gjykuar një numër i lëndëve të kësaj natyre në këtë gjykatë.

“Në Gjykatën Themelore të Prizrenit në periudhën janar-tetor të vitit 2019, në procedurën gjyqësore gjenden në procedim gjithsej 180 lëndë, sa i përket pagave jubilare, ndërsa 285 lëndë kanë ardhur sa i përket shujtës ditore, prej të cilave në procedura kontestimore janë gjithsej 42 lëndë të pagave jubilare, ndërsa 18 lëndë të shujtës ditore”, tregon Kicaj për “PrizrenPress”.

“Në procedurën e përmbarimit në procedim e sipër janë 138 lëndë, sa i përket pagave jubilare, ndërsa sa i përket shujtës ditore kanë arritur në gjykatë 267 lëndë, prej të cilave një pjesë e tyre janë të përfunduara, ndërsa pjesa tjetër është në procedim e sipër”, shprehet ajo.

Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë është nënshkruar në vitin 2014, në mes ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja dhe kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari.

Në këtë kontratë, parashihet që mësimdhënësve t’ ju sigurohet edhe kompensimi i ushqimit gjatë punës.

Vlera e kompensimit të shpenzimit të ushqimit për një ditë pune është 2 euro.

Kontrata ka hyrë në fuqi në vitin 2017.

Ndërkaq, kryetar i Komunës, Mytaher Haskuka tha se ky problem nuk është vetëm me Prizrenin.

“Me këtë problem po ballafaqohen edhe komunat e tjera të Kosovës”.
Haskuka shpreson se ministri i ri që do të vije në Ministrinë e Arsimit, do të zgjidh këtë problem.

“Do ta nisi rastin edhe tek ministri i ri që do të zgjidhet në Ministrinë e Arsimit”, premton Haskuka.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori