LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Rusia dhe Kina pa ndikim në dialogun Kosovë-Serbi

Hasani: Rusia dhe Kina pa ndikim në dialogun Kosovë-Serbi
Foto: Ilustrim

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur lidhur me mundësinë e përfshirjes së Rusisë dhe Kinës në dialogun Kosovë-Serbi  dhe mundësinë  e organizimi të një konference ndërkombëtare.

Hasani thotë se nuk beson në mundësinë e një konference ndërkombëtare për Kosovën, sepse, sipas tij, pikëpamjet e Rusisë nuk janë vetëm në kundërshtim me pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë, por janë edhe në konflikt me ta.


“Amerika dhe Evropa e shohin Kosovën si një çështje të sigurisë që është pjesë e skemës së sigurisë Euro-Atlantike. Ata duan që problemi i Kosovës të zgjidhet si pjesë e sigurisë Euro-Atlantike, në të cilën Rusia dhe aktorët e tjerë nuk mund të luajnë ndonjë rol, kështu që thirrja e një konference ndërkombëtare është jashtë diskutimit”, tha Hasani për REL, në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, aktualisht Kosova nuk është një problem i sigurisë që do të kërcënonte stabilitetin rajonal dhe më të gjerë siç ishte nën Millosheviqin.

“Tani është më shumë çështja e demokracisë dhe zhvillimit të Kosovës si shtet dhe shoqëri. Qëllimi është të formatojmë Kosovën në përputhje me standardet perëndimore, Euroatlantike. Nëse do të zgjidhnim çështjen e njohjes me Serbinë, ajo do të pasohej nga njohja e anëtarëve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani. Unë pres që pas ndryshimit të administratës në Uashington, kjo njohje do të vijë edhe më herët. Kjo do të ngushtonte hapësirën për manovrim të Rusisë, e cila po përpiqet të destabilizojë këtë zonë duke përdorur Serbinë si një agjent të paqëndrueshmërisë së mundshme”, tha ai.

Hasani ka komentuar edhe tensionimin e marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Rusisë dhe Kinës nga ana tjetër, dhe nëse mund të reflektojë kjo në sjelljen e Rusisë dhe Kinës ndaj problemit të Kosovës.

“Mendoj se përkeqësimi i marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Rusisë dhe Kinës forcon pozicionin e Kosovës në negociatat me Serbinë dhe dobëson pozicionin e Serbisë. Siç e kam thënë tashmë, për Kinën çështja kryesore është tregu dhe ajo ka probleme me Perëndimin, veçanërisht kur bëhet fjalë për biznesin. Nuk besoj se kjo mund të çojë në konfrontime ushtarake. Kina nuk ka forcë për të vepruar ushtarakisht jashtë sferës së saj të interesit. E njëjta gjë vlen për Rusinë. Sidoqoftë, Rusia është tradicionalisht e pranishme në vendet e Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore, ku ajo pak a shumë luan rolin e një fuqie të vogël. Kjo është arsyeja pse Perëndimi po përqendrohet në problemet e brendshme të Rusisë në mënyrë që të parandalojë përpjekjet e saj për të rinovuar interesat e ish-perandorisë Sovjetike”, tha Hasani.

Hasani mendon se Rusia dhe Kina nuk mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pasi, Kosova, sipas tij, tashmë është në sferën e interesit të strukturave politike dhe ushtarake Euro-Atlantike.

“Serbia qartë është përcaktuar për rrugën evropiane dhe kjo do të ketë një çmim për Serbinë në kuptim ë njohjes përfundimtare të Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran. Edhe vendet e Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, herët a vonë do të përcaktohen për njohje të plotë. Kështu që Kina dhe Rusia do të duhet të pranojnë realitetin. Në fund të fundit, e drejta ndërkombëtare gjithashtu thotë që, kur dy palë bien dakord, palët e treta nuk kanë të drejtë të bllokojnë atë marrëveshje për një kohë të pacaktuar”, tha Hasani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori