Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ka dërguar në seancë për lexim të parë Projektligjin për Prishtinën.
Rreth këtij projektligji pati vërejtje të shumta, duke e cilësuar si të dobët dhe ndërhyrje në ligjet tjera, siç është ai për Policinë e Kosovës.
Prezantimin e projektligjit para anëtarëve të Komisionit, e bëri, zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bashkim Krasniqi, i cili tha se karakteristikat e projektligjit për kryeqytetin e Kosovës, janë se përcaktohen kompetencat shtesë për kryeqytetin dhe financim shtesë për të.
Kompetencat shtesë të kryeqytetit në bazë të këtij projektligji, do të jenë në sektorin e sigurisë, shëndetësisë, buxhetit dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike.
“Sigurinë publike, Policia themelon drejtorinë e Policisë për kryeqytetin, organizimi dhe funksionimi i së cilës rregullohet me ligjin për Policinë e cila do të ketë kompetenca vetëm për territorin e kryeqytetit. Mbrojtja shëndetësore, kryeqyteti ka kompetencë për ofrimin e përkujdesjes dytësor shëndetësor duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve shëndetësore të përkujdesit shëndetësor, pagesën, trajnimin e personelit administrator. Kryeqyteti themelon spitalin e kryeqytetit, funksionimi i të cilit rregullohet me legjislacionin përkatës në fuqi”, tha Krasniqi.
Por, vërejtje ndaj këtij projektligji pati kryetari i Komisionit, Nait Hasani, sipas të cilit ky projektligj nuk i plotëson kriteret dhe se nuk dallon asgjë prej ligjit për vetëqeverisje lokale.
“Ky ligj në bazë të analizave që kam, ekspertëve që kanë punuar në këtë ligj dhe gjithë tjerët, ky ligj është ligj vetëm për një komunë shtesë, nuk është ligj për kryeqytetin tamam, neve po na duhet ligj për kryeqytetin, siç e kanë shtetet tjera. Prandaj thash merreni një model ose Lubjana, ose Shkupi, cilido ta kemi një model ata si e kanë organizimin. Nëse dëshirojmë ta bëjmë të njëjtën ta bëjmë edhe një ligj për komunën e Prishtinës, ne nuk flasim më për Prishtinë, por për kryeqytet”, tha Hasani.
Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka bërë përgjegjës LDK-në e PDK-në, pse kryeqytet i vendit tash e 17 ka mbetur pa ligj. Madje, e quajti se ligji për Prishtinën është bërë gjithmonë lojë politike, sikurse edhe tash që ka ardhur për lojëra politike. Këtë projektligj ai e quajti të dobët.
Për këtë projektligj folën edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës.
Riza Shillova nga Policia tha se ky projektligj duhet të jetë në harmoni me ligjin për Policinë dhe Kushtetutën, pasi ka ndërhyrje në ligjin për Policinë.
“Nëse i referohemi ligjit të Policisë saktësisht e shohim se themelimi i njësive të veçanta bëhet me kërkesë të drejtorit të përgjithshëm dhe aprovim të ministrit, jo me një kërkesën e një strukture të qeverisjes lokale apo qendrore e me miratim të drejtorit. Këtu fjala ka qenë të dispozitat e ligjit të Policisë të themelohen strukturat në kuadër të nivelit qendror që do të kenë kompetencë në gjithë territorin e Kosovës për çështje shumë të veçanta, shume specifike që lidhen me njësi të specializuara. Prandaj kjo po konsiderojmë se është ndërhyrje në çështje organizative të PK-së”, tha Shillova.
Sipas Shillovës, organizimi dhe kompetenca territoriale e Policisë është e rregulluar me ligjin e Policisë dhe nuk ka ndonjë shembull, diku i cili thotë se me një ligj tjetër rregullohet funksionimi i Policisë.
Ai shtoi se edhe paragrafi 1. Pika 1.2 ku thuhet që kryetari pas aprovimit të kuvendit të kryeqytetit propozon drejtorit të përgjithshëm minimum dy kandidat për drejtor të PK-së për kryeqytetin, nuk mund të jetë, pasi një gjë e tilla është marrë si analogji nga komunat serbe, e që nuk duhet të ndodh në komunat tjera.
Madje, edhe ajo sipas Shillovës nuk do duhej të ishin për gjithmonë, por vetëm si dispozita kalimtare.
Megjithatë, mbështetje këtij projektligji i ka dhënë edhe deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pantina, e cila tha se projektligji i plotëson në parim kriteret për kryeqytetin, pasi kryeqyteti i Kosovës duhet të ketë status tjetër nga komunat tjera.
“Mendoj se i përmbush në parim nevojat që duhet t’i ketë një ligj për kryeqytetin. Është mesë normale që kryeqyteti të ketë status tjetër prej komunave tjera të Kosovës, për faktin se në kryeqytet jeta administrative dhe diplomatike është e koncentruar dhe po ashtu zakonisht kryeqytetet, jo domosdoshmërisht, po ashtu ofrojnë shërbime të arsimit të lartë, dot ë thotë janë të koncentruara shumica e universiteteve. Kjo nënkupton se kryeqytetet duhet të ofrojnë shërbime shtesë, jo vetëm për banorët permanent të tyre, por edhe banorët e përkohshëm”, tha ajo.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, tha se do ta mbështesin këtë projektligj, por u shpreh ithtar i mos vënies së datave në ligje, pasi po dalin probleme kur nuk po realizohen ato.
Ai e quajti sfidë të madhe ndërtimin e spitalit të Prishtinës brenda dy viteve ashtu siç është paraparë, duke qenë se ka implikime buxhetore dhe duhen punësime të reja.
Komisioni në këtë mbledhje po ashtu mori vendim për formimin e grupit punues për hartimin e ligjit për RTK-në, në të cilin do të jenë të gjithë anëtarët e Komisionit. Po ashtu, Komisioni formoi grupin punues për hartimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A