LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Kosova nuk ofron stabilitet social për të rinjtë

Hasani: Kosova nuk ofron stabilitet social për të rinjtë

Qeveria e Rinisë Evropiane në Kosovë (KREK) kanë vendosur që në Ditën ndërkombëtare të rinisë kanë të flasin për problemet e të rinjve.

Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani, gjatë një konference për media të organizuar lidhur me ditën botërore e rinisë, është shprehur se të rinjtë nuk shohin asnjë perspektivë në Republikën e Kosovës, ndeshen me probleme të cilat janë të vështira për t’u zgjidhur dhe i vetmi opsion iu mbetet të marrim rrugën e mërgimit.

“Klasa politike duhet t’i ndryshojë qëndrimet dhe veprimet e veta ndaj rinisë, duke iu mundësuar qasje në jetën institucionale dhe në organizata ku mund t’i shprehin idetë dhe vizionet që kanë për të ardhmen e tyre, sepse sipas tij, rinia e orientuar sipas principeve të drejta shoqërore është themeli i shoqërisë që krijon udhëheqësit e së nesërmes dhe është shpresa e së ardhmes”, tha Hasani.


Ai shtoi se rinia është mbërthyer brenda një konfuzioni shumë të paqartë për të ardhmen e tyre, ngase është shtresa më e harruar e shoqërisë.

Ndërsa senatorja e KREK-ut, Norita Emini tha se ”institucionet e Kosovës nuk po bëjnë shumë për sigurinë në objekte arsimore dhe universitare.

Nga ana tjeter Senatorja Vesa Agani tha se të rinjtë në Kosovë ndihen të diskriminuar që në start të fillimit të karrierës se tyre profesionale, për shkak se konkurset për vende pune kërkojnë se paku një vit përvojë pune.

“Përderisa në anën tjetër, nuk u jepet mundësia që ta krijojnë këtë përvojë”, ka thënë ajo.

Ndryshe në konferencën e KREK-ut u diskutua për privatizimin e Pallatit të Rinisë, kriminalitetin e të miturve, sfida e madhe e të rinjve – Mungesa e liberalizimit të vizave, niveli i papunësisë në Kosovë, përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori