Hasani: Gjyqtarët janë përmirësuar

Pothuajse nuk kishte skuadër të Superligës dhe Ligës së parë, e cila nuk kishte vërejtje në 2-3 javët e para të sezonit, pasi arbitrat kishin ndikuar edhe në epilogun përfundimtar të ndeshjeve.
Mirëpo kjo sipas drejtuesve të arbitrave kishin ndodhur në javët e para, derisa në javët e fundit gjërat kanë ndryshuar për të mirë, .
“Është e vërtetë së fillimi nuk ishte fare i mirë, por tani jam shumë i kënaqur si me gjyqtarët e Superligës ashtu edhe të Ligës së parë. Nuk është keq. Shihet se ata janë të përgatitur mirë, veçmas fizikisht e kjo është vërejtur edhe ne seminarin e dytë kur i kishim normat fizike”, tha kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve Përparim Hasani.
Përkundër kësaj, notat e gjyqtarëve nuk janë të larta, pasi të rrallë janë gjyqtarët që vlerësohen me notën 4, notë kjo e cila në edicionet e shkuara jepej shumë shpesh, madje vend e pa vend.
“Tek ne nota maksimale është 4 dhe për këtë gjyqtarët duhet të djersiten mirë, ndërkohë që edhe ndeshje duhet të jetë e fortë. Është e vërtetë se më parë gjyqtarët janë vlerësuar edhe me notën 4.5, por duhet pranuar se është tepruar me nota të larta.
Unë kërkojë më shumë nga gjyqtarët, jam i pranishëm edhe vet në ndeshje dhe e kam të qartë cilësinë e tyre, por edhe korrektësinë e kontrollorëve, të cilët janë dukshëm në nivel më të lartë se më parë, andaj edhe kriteret janë më të rrepta se dikur”, shton Hasani, i cili është i kënaqur edhe me faktin se gjithnjë e më shumë në ndeshjet e futbollit po paraqiten gjyqtarë të rinj, të cilët për shumë vite i kanë munguar futbollit kosovar.
“Ka disa gjyqtarë tejet cilësore dhe perspektivë, por që nuk është korrekte t’ua them emrat. Unë ju siguroj se në pranverë konkurrenca do të jetë shumë me e madhe veçmas për gjyqtarë kryesor, pasi edhe disa të rinj do ta kenë rastin të dëshmohen”, tha Hasani. /Zëri/Telegrafi/




















































