LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Ata që e pengojnë formimin e ushtrisë së Kosovës, kanë përgjegjësi kombëtare (Video)

Hasani: Ata që e pengojnë formimin e ushtrisë së Kosovës, kanë përgjegjësi kombëtare (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka theksuar se është në dorën e Qeverisë që ta dërgoj në Kuvend projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilin e ka propozuar presidenti i vendit.

Ai në emisionin “Rrokum Rroll”, ka thënë se ky projektligj nuk bie ndesh me asnjë veprim tjetër, dhe se ushtria sipas tij, duhet të formohet urgjentisht për shkak të rrezikut të madh që po i kanoset rajonit.


“Formimi i ushtrisë tash po bëhet si një farë loje politike, dhe se ata që e pengojnë duhet me marrë përgjegjësi politike dhe kombëtare”, ka shtuar Hasani.

Sipas tij, as kryeministri nuk ka drejt ta pengoj formimin e ushtrisë së Kosovës, “ngase FSK është ndërtuar mbi kapacitete të NATO-s dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Na synojmë të jemi pjesë e NATO-s, dhe se kjo ushtri do të jetë pjesë e partneritetit me NATO-n”, ka thënë Hasani, duke shtuar “se nëse kryeministri nuk e bën një gjë të tillë duhet të jepet dorëheqje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori