LAJMI I FUNDIT:

Hasanaj nga Let’s Do It Kosova: Mjedisi ndotet kryesisht nga faktori njeri dhe kompanitë ndërtuese

Hasanaj nga Let’s Do It Kosova: Mjedisi ndotet kryesisht nga faktori njeri dhe kompanitë ndërtuese

Luan Hasanaj nga Let’s Do It-Ta pastrojmë Kosovën ka treguar se vitin që  kemi lënë pas organizata e tij ka kryer disa aksione të pastrimit si dhe mbjellje drunjsh.

Reklama

Hasanaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se mjedisi në Kosovë ndotet kryesisht nga faktori njeri dhe kompanitë ndërtuese.

“ Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën gjatë vitit që lamë pas ka realizuar aktivitete të vazhdueshme mjedisore: aksione pastrimi, mbjellje drunjsh, vendosje shportash, trajnime, monitorimin e zbatimit të udhëzimit administrativ për ndëshkimet me gjoba mandatore, kemi themeluar rrjetin e ambientalistëve ‘We Are One’, si dhe kemi organizuar aktivitete të rregullta tjera vetëdijesuese në rrjete sociale dhe media. Ndotja e mjedisit në Kosovë rrezikohet kryesisht nga faktori njeri, kompanitë ndërtuese, biznese të ndryshme, mungesa e investimeve në projekte mjedisore si dhe nga mos zbatimi i ligjeve nga ana e institucioneve”, ka thënë ai.

Luan Hasanaj nga Let’s Do It-Ta pastrojmë Kosovën

Në Kosovë siç tha Hasanaj ekzistojnë mbi 1,000 deponi ilegale të mbeturinave të cilat kryesisht krijohen nëpër prona publike dhe lumenj.

Hasanaj po ashtu tha se: “Zgjidhja e problemeve të ndotjes së mjedisit nuk mund të bëhet përderisa mungojnë investimet në projekte mjedisore, përmirësim i kushteve të kompanive të pastrimit, si dhe hartimi i politikave të cilat i mbështesin bizneset të cilat do të fillonin riciklimin e mbeturinave”. /Telegrafi/

Fotografi të bëra nga Let’s Do It Kosova
Fotografi të bëra nga Let’s Do It Kosova
Fotografi të bëra nga Let’s Do It Kosova

Fotografi të bëra nga Let’s Do It Kosova

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

Kurti pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

Lajme
Deputetja britanike: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve, qytetarët në veri po kërcënohen nga grupet kriminale

Deputetja britanike: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve, qytetarët në veri po kërcënohen nga grupet kriminale

Lajme
​Personat LGBTI+ kërkojnë të drejta të barabarta: Në Kuvend çfarë s’thanë për ne

​Personat LGBTI+ kërkojnë të drejta të barabarta: Në Kuvend çfarë s’thanë për ne

Lajme
Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

Lajme
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë nëse Kurti do t’i dëgjojë kërkesat e Escobarit e Lajçakut

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë nëse Kurti do t’i dëgjojë kërkesat e Escobarit e Lajçakut

Lajme
Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Lajme
Kalo në kategori