LAJMI I FUNDIT:

Harroni preparatet e shtrenjta dhe zgjidhini dhimbjet në nyja të shputës me tri metoda natyrale të vërtetuara

Harroni preparatet e shtrenjta dhe zgjidhini dhimbjet në nyja të shputës me tri metoda natyrale të vërtetuara

Dhimbja është simptoma dominuese e fazës fillestare të deformimit të nyjave të shputës

Në format më të lehta të deformimit ose deformimit në fazën fillestare, nyjat mund të jenë asimptomatike.


Me përparimin e atij deformimi, edhe vështirësitë apo dhimbjet përparojnë, deri në situatën nëse ndodhin në të dyja anët.

Deformimet e rënda mund të çojnë në një shkallë të paaftësisë, transmeton Telegrafi.

Lëvizshmëria më e vogël e gishtërinjve dhe e këmbëve në tërësi në këpucë të ngushta dhe të ngurta çon në dobësimin e muskujve të këmbës. Dobësia e indit muskulo-skeletor, në kombinim me ngarkesën e shtuar dhe të drejtuar në mënyrë jo të duhur në zonën e këmbës, çon në shembje të mëtejshme të strukturës së pjesës së përparme të këmbës, shtrembërim të gishtit të madh dhe formimin e një rritje të dhimbshme.

Nyjat e shputës (Hallux Valgus) mund të përkeqësohen ndjeshëm me kalimin e kohës. Disa kura natyrale mund të lehtësojnë simptomat, por nuk mund të korrigjojnë deformimin.

shutterstock

Akulli

Akulli ose kompresat e ftohta mund të ndihmojnë në reduktimin e ënjtjes dhe dhimbjes në shputa dhe të sjellin lehtësim të menjëhershëm. Mos mbani kompresa të ftohta për më shumë se 15 minuta pasi ato mund të shkaktojnë acarim të lëkurës.

Vaji i ricinit

Vaji i ricinit vlerësohet për nyjat, sepse ka veti antiinflamatore. Nuk do të kontribuojë në shërimin e shputave, ashtu as akulli, por mund të sjellë lehtësim.

Lidhja e nyjave të shputës

Kjo është një metodë e vjetër, mbi bazën e së cilës sot janë projektuar veglat ndihmëse për shputat. Kur e mbështillni nyjën e shputës me shirit, shtrëngoni gishtat dhe i ktheni në pozitën normale. Kjo mund të duket e lehtë, por duhet të shtrëngohet fort, pa e penguar qarkullimin. Kjo është arsyeja pse është më mirë të zgjedhim ndonjë metodë të gatshme, ndarës ose splint. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori