LAJMI I FUNDIT:

Harroni gjokset e mëdha dhe këmbët e gjata: Meshkujt joshen nga inteligjenca e femrës!

Harroni gjokset e mëdha dhe këmbët e gjata: Meshkujt joshen nga inteligjenca e femrës!

Meshkujt më shumë e çmojnë inteligjencën te femrat sesa gjokset e mëdha apo këmbët e gjata, ka treguar David Bainbridge, profesor në Universitetin e Cambridge.

Pavarësisht se gjokset e mëdha dhe këmbët e gjata vlerësohen si epitomi i feminitetit nga kultura perëndimore, kur është fjala për të zgjedhur nënën e fëmijëve të tyre, meshkujt i kanë në prioritet “trutë” e një femre, transmeton Telegrafi.


Bainbridge ka treguar se inteligjenca është kualiteti më joshës që meshkujt e kërkojnë te një partner afagjatë, pasi që kjo karakteristikë tregon se partneri është i prirë të jetë prind i përgjegjshëm.

Gjithashtu profesori sugjeron se meshkujt shikojnë edhe nëse fëmija është edukuar nga prindër inteligjentë dhe a është e shëndetshme – kjo mund të jetë edhe shpjegimi se përse George Clooney është martuar me Amal Alamuddin. /Telegrafi/