LAJMI I FUNDIT:

Harrojini plumbat e granatat! Pesë gjërat e tmerrshme me të cilat ushtarët amerikanë përballeshin në xhunglat e Vietnamit (Foto)

Harrojini plumbat e granatat! Pesë gjërat e tmerrshme me të cilat ushtarët amerikanë përballeshin në xhunglat e Vietnamit (Foto)

Kushdo që është i angazhuar në ndonjë zonë lufte ndonjëherë mund t’ju thotë se ka më shumë për t’u shqetësuar në terren sesa vetëm armiku.

Ndërsa sigurisht që luftëtarët e Vietnamit ishin shqetësimi kryesor i trupave amerikane në Luftën e Vietnamit, përcjell Telegrafi, vetëm duke qenë në xhungël paraqiste një seri krejtësisht të papritur të sfidave të tjera.


Përveç insekteve gjigante, atje ushtarët ballafaqohen edhe me rrezikun nga milingonat, bime të rrezikshme, gjarpërinj helmues dhe kafshë të tjera të mëdha, po ashtu të rrezikshme.

1. Insektet gjigante

Kjo gjë në fotografi është një Scolopendra, e njohur gjithashtu si centipede vietnameze, ose Centipede që jeton në xhungël. Është jashtëzakonisht agresive, dhe kafshimi i saj helmues është i frikshëm, thonë burimet. Por nuk ishte ky i vetmi insekt – thuhet se kishte edhe të tjera të frikshme.

2. Milingonat endacak

Imagjinoni që jeni në një lloj tank apo automjet të blinduar, kur papritmas, ju goditni pemën e gabuar, e mbushur me një fole milingonash të tilla.

Këta “kacafytës” thuhet se janë të imunizuar ndaj sprejit kundër insekteve të ndryshme. Ushtarët shpesh u referoheshin si “milingona komuniste” sepse ato ishin ngjyrë të kuqe dhe kurrë nuk dukeshin të sulmonin vietnamezët.

3. Bimët me efekte të mëdha negative

Trupat në Vietnam nganjëherë tërhiqeshin nga këto lule të bukura, por disa nga to janë gjithashtu edhe vdekjeprurëse.

Bëhet fjalë për të tilla të fuqishme për të vrarë një njeri ose për të shkaktuar verbim në kontakt ose gëlltitje aksidentale.

4. Gjarpërinj helmues

Ju e dini se çfarë lloj i kafshëve duan një vend të nxehtë dhe të lagësht me shumë hije – janë zvarranikët.

Vietnami ka kaq shumë gjarpërinj dhe trupat amerikane u këshilluan që të kishin parasysh se ishin të gjithë vdekjeprurës – sepse shumica prej tyre janë.

5. Kafshë të egra të mëdha

Meqë po flasim për gjarpërinjtë gjigantë që jetojmë në xhungël, duhet të diskutojmë krijesat e tjera gjigante që banojnë në disa pjesë të Vietnamit.

Azia Juglindore është gjithashtu shtëpia e llojeve agresive të tigrave, leopardëve dhe arinjve.

Këto janë vetëm predatorë tradicionalë. Ka edhe elefantë, lopë gjigante, të cilët nuk janë shumë më pak të rrezikshme.

Ndryshe, supozohet se më shumë se 3 milionë njerëz, duke përfshirë rreth 52 mijë amerikanë, ishin vrarë gjatë kësaj lufte që zgjati nga viti 1955 deri më 1975.

Mosha mesatare e ushtarëve amerikanë të vrarë në këtë luftë ishte 23 vjet.

Lufta e Vietnamit konsiderohet nga publiku amerikan sot si një prej veprimeve më të pamatura të shtetit të tyre, të cilët e filluan atë konflikt me qëllimin që të mbrojnë aleatin e tyre ndaj komunizmit, por e humbën luftën dhe nuk arritën ta parandalojnë shtrirjen e asaj ideologjie në atë pjesë të botës. /Telegrafi/