LAJMI I FUNDIT:

Harmonia e (pa)cenuar brenda komunitetit mysliman (Video)

Harmonia e (pa)cenuar brenda komunitetit mysliman (Video)

Toleranca ndërfetare në Kosovë ka qenë dhe mbetet pjesë përbërëse e etnokulturës shqiptare, vlerësojnë njohësit e fenomeneve sociale religjioze dhe ekspertët e religjionit. Sipas tyre, pavarësisht që shumica e shqiptarëve i takojnë besimit islam, ata vazhdojnë ta ruajnë harmonish me besimtarët tjerë. Por, tashmë ekzistojnë shenja të një mo sdurimi brenda vet entitetit fetar islam.

Ismail Hasani, profesor i Sociologjisë së religjionit, thotë se në Kosovë, por edhe në viset tjera të banuara me shqiptarë, janë në përhapje disa rryma dhe sekte që devijojnë nga islami tradicional.

Mendim të ngjashëm shpreh edhe Xhabir Hamiti, profesori në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Hamiti shprehet se komuniteti mysliman në Kosovë duhet të jetë tejet i kujdesshëm që të mos bjerë nën ndikimin e rrymave ideologjike dhe politike fetare të mbështetura edhe financiarisht nga disa vende të Lindjes së Mesme, e veçanërisht nga Gadishulli Arabik. Rrymat e tilla, sipas tij, nuk kanë asgjë të përbashkëta me ambientin, traditat dhe zakonet e shqiptarëve myslimanë të Kosovës.

Por, a kanë ndikuar ngjarjet në Lindjen e Mesme, sulmet terroriste në botë, e sidomos në Evropën perëndimore, si dhe paraqitja e rrymave fetare, të cilat devijojnë nga islamin tradicional, që në opinion të krijohet shenja të islamofobisë apo neverisë ndaj islamit si religjion?

Profesor Hasani shpreh mendimin se individët apo komunitetet që kanë probleme të identitetit apo që janë të margjinalizuara në kontekstin shoqëror, mund të jenë potenciale për ta shprehur islamofobinë.

Por, sipas tij, në diskursin formal dhe joformal të qarqeve intelektuale, por edhe në opinionin e përgjithshëm, në përgjithësi nuk ka shenja të neverisë ndaj besimit islam.

“Islamofobinë mund ta shpërfaqin në mënyrë deklarative vetëm injorantët, ata që nuk e njohin asnjë doktrinë fetare”, thotë ai. “Por, kanë arsye tepër të thellë që të urrejnë njerëzit si Lavdrim Muhaxheri, që presin koka njerëzish në emër të Allahut ose kriminel të tjerë që, për fat të keq, rekrutohen edhe nga mjedisi ynë. Por, kurrsesi ta kultivojnë ndjenjën kundër islamit”.

Profesor Hamiti shpreh mendimin se depërtimi i rrymave që interpretojnë fenë islame në mënyrë të ngurt, i ka frikësuar njerëzit dhe ka krijuar te ta perceptim të gabuar mbi këtë besim.

“Nëse opinioni jonë i gjerë vazhdon që gjithmonë t’i përdorë shprehjet ‘islami terrorist’, ‘terroristët myslimanë’ dhe nuk e bën dallimin ndërmjet myslimanit të mirëfilltë i cili e praktikon fenë në bazë të devotshmërisë, si dhe personit tjetër që bën akt terrorist në emër të islamit, atëherë normalisht që mund të krijohet një ngritje e islamofobisë”, thotë a. “Duhet ta kenë parasysh të gjithë se nuk mundet me qenë një mysliman terrorist dhe një terrorist mysliman”.

Sido që të jetë, Hasani thekson se çdo religjion duhet të trajtohet dhe shpjegohet ashtu siç është, me të mirat që ka. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori