Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të lartë të Bankës Botërore të udhëhequr nga drejtori për Energji, Riccardo Puliti dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, me të cilët bisedoi për zhvillimet në fushën e energjisë.
Haradinaj e vlerësoi shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe njëkohësisht edhe mbështetjen që ky institucion ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës deri më sot, me theks të veçantë në fushën e energjisë.
Kryeministri tha se me Marrëveshjen e arritur me kompaninë amerikane “Contour Global” për Termocentralin “Kosova e Re”, Kosova po e ndërton një sistem të qëndrueshëm energjetik që është në dobi të shtetit dhe të qytetarëve të tij.
Ai tha se Termocentrali është jetik për vendin dhe se do të ndihmojë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës, posaçërisht zhvillimin ekonomik, por njëkohësisht garanton edhe ruajtjen e mjedisit.
Drejtori për Energji i Bankës Botërore, Riccardo Puliti theksoi se Banka Botërore vazhdon të jetë e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën që të zgjidh mungesat në fushën e energjisë përmes një strategjie gjithëpërfshirëse.
Ai tha se përkrahja e adresimit të mungesës së energjisë në Kosovë është një prej elementeve të strategjisë së gjerë të Grupit të Bankës Botërore për të mbështetur zhvillimin ekonomik, për të përmirësuar konkurrencën dhe menaxhimin e mjedisit si dhe për të nxitur rritjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel