LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj ia kthen Kurtit për 200 hektarët: E kam riblerë tokën e babës dhe është në katundin tim

​Haradinaj ia kthen Kurtit për 200 hektarët: E kam riblerë tokën e babës dhe është në katundin tim

Gjatë debatit parlamentar për pagat në sektorin publik, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur Kurtit, lidhur me privatizimin e 200 hektarëve tokë.

Kryeministri në fjalimin e tij i bëri propozim Haradinajt që t’i kthej 200 hektarë tokë që kishte blerë dhe se do t’ia japin 70 mijë euro për to.


Haradinaj tha se Kurti kur do të fshihet prej pazotësisë së tij, flet për blerjen e 200 hektarëve tokë.

Sipas tij tokën e ka blerë me ligje të Kosovës dhe ka qenë e babait.

“Kurti sa herë po dëshiron me u fsheh prej pa zotësisë së tij, po thotë Ramush i ke ble 200 hektarë tokë. Po është e vërtet me ligje të Kosovës, kohë të OKB-së, e kam shfrytëzuar një të drejtë ligjore, e kam rible tokën e babës dhe është në katundin tim, është në Gllogjan”, shtoi ai.

Kreu i AAK-së i ka bërë pyetje Kurtit, për Ligjin e Pagave, duke i thënë se po sillet si mashtrues ndaj qytetarëve.

Kurti i drejtohet Haradinajt: Ktheni 200 hektarë dhe po t'i japim 70 mijë euro
Lexo po ashtu Kurti i drejtohet Haradinajt: Ktheni 200 hektarë dhe po t'i japim 70 mijë euro

“Kryeministër, kur keni me sjellë në Kuvend ligjin e pagës, sa keni me i mashtru atyre që ia keni lypë votën, sepse po shiheni që jeni mashtrues. A është me 1 mars, qershor? Kur është? Unë nuk kam pa ndonjëherë Qeveri më mashtruese se kjo, ju siguroj nuk kam pa”, shprehet ai.

Tutje Haradianje e ka quajtur Kurtin, komunist.

“Thotë Kryeministri nuk është urgjencë. Kryeministër nuk është për ty ndoshta. Sepse ndoshta ti je komunist e do me punu pa pare. Për sindikatat që po të vijnë te dera për ata është urgjencë”.

“Ndoshta kryeministri ka qejf mos me pas private, ndoshta ka qejf me nacionalizu edhe njëherë, e vërtetë që tokën njëherë ma ka marrë shteti, sigurt. Le t’ma merr sërish, qaty është. Nëse do le ta nacionalizon sërish, sepse kështu është edhe në Kore të Veriut”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori