LAJMI I FUNDIT:

‘Hardh Fest’ bënë bashkë liderë të Kosovës e Shqipërisë

‘Hardh Fest’ bënë bashkë liderë të Kosovës e Shqipërisë

“Jam i bindur se në Rahovec e gjejmë një model të njerëzve që punojnë dhe me punën e tyre kanë krijuar këto vlera dhe institucionet e Kosovës, edhe në të ardhmen duhet t’i përkrahin njerëzit e suksesshëm të Rahovecit”, kështu tha kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë pjesëmarrjes së tij në hapjen zyrtare të festës së rrushit “HardhFest”.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Haradinaj, para të pranishmëve të shumtë, tha se, është mirë që fokusimi të mbetet te politikat fiskale, lirimet tatimore, përkrahja e fermerëve, vreshtarëve, pemëtarëve, për arsye se vetvetiu do të ketë më shumë rezultate.


“E vërteta është se deri tani ka rezultate dhe këto na inkurajojnë që të vazhdojmë me këto politika fiskale, me lehtësimet tatimore, në përkrahje të prodhuesve dhe të prodhimit vendor”, tha kryeministri në detyrë, Haradinaj, duke shtuar se nevojitet të ecet para edhe me gjyqësor kredibil, për arsye se duhet të fitojë oferta dhe kualiteti më i mirë dhe jo të dominojnë instrumentet e tjerë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha gjithashtu se duhet eliminuar mangësitë që ekzistojnë në shoqëri, korrupsionin dhe të jenë të sinqertë dhe real në përballje me të.

“Jam i bindur se në Rahovec e gjejmë një model të njerëzve që punojnë dhe me punën e tyre kanë krijuar këto vlera dhe institucionet e Kosovës, edhe në të ardhmen duhet t’i përkrahin njerëzit e suksesshëm të Rahovecit”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se, kjo festë ofron për fermerët, vreshtarët, artistët, rininë, njerëzit e këtyre zonave dhe të gjitha palët e interesit, që të bëhen më aktivë në jetën shoqërore dhe kulturore.

“Gjatë këtyre ditëve, Rahoveci dhe njerëzit e tij hapin dyert dhe zemrat , duke shfaqur bujarinë, krenarinë dhe përkushtimin e tyre për festën”, tha kryetari Latifi.

Në këtë festë, nga një fjalë rasti mbajtën edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta.

Po ashtu, në këtë festë të rrushit, është bërë shpallja e vreshtarëve dhe verëtarëve më të mirë, si dhe u bë hapja e panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë.

Festa e vjeljes së rrushit organizohet që nga viti 2001 dhe tani është shndërruar në festë nacionale të të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori